Imami: NATO te zgjerohet ne rajon
Agjencia italiane “Nova” ka botuar keto dite nje interviste me ministrin e Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise, Arben Imami, i cili mori pjese ne punimet e Asamblese se 58 te Shoqates se Keshillit te Atlantikut, qe u mbajt ne Rome.
“Siguria e nje vendi eshte e lidhur ngushte me ate te vendeve, me te cilet kane kufij te perbashket dhe pikerisht per kete arsye NATO duhet te hapi dyert per te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor”, kjo eshte deklarata e ministrit te Mbrojtjes se Shqiperise, z. Arben Imami, dhene ne intervisten per agjencine “Nova”. Per Shqiperine, ka theksuar z. Imami, hyrja ne kete Aleance te madhe, ka qene nje moment vendimtar, duke nenvizuar se mbi 96% e popullsise shqiptare mbeshtet rolin e Shqiperise ne NATO. “Ne asnje vend tjeter, NATO nuk gezon nje mbeshtetje kaq te gjere, – ka vazhduar ai, – gje e cila tregon se interesi jone kombetar eshte i fokusuar tek Aleanca. Prandaj nuk kemi dyshime per te ardhmen tone”.
“Ne mendojme se politika me dyer te hapura e NATO-s me shprese se anetaresimi i Maqedonise, Malit te Zi, Bosnje-Hercegovines dhe Kosoves ne Aleance do te forconte sigurine ne Ballkan”, vijoi ministri Imami, duke kujtuar se vendet e Ballkanit Perendimor bashkepunojne tashme ne kuader te Kartes se Adriatikut, iniciative rajonale e krijuar ne vitin 2003. Qellimi i kesaj organizate eshte nxitja e aderimit te vendeve te Ballkanit ne NATO, me kontributin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Kroacia dhe Shqiperia u bene anetar te Aleances se Atlantikut ne vitin 2009, ndersa ish-republika jugosllave e Maqedonise u pengua per shkak te konfliktit qe ka me Greqine per emrin e saj. Ne vitin 2008 u bene pjese e Kartes se Adriatikut edhe Bosnja dhe Mali i Zi.
“Hyrja e Maqedonise ne NATO do te forconte sigurine e Aleances ashtu sic do ta forconte edhe hyrja e vendeve te tjera te Ballkanit Perendimor”, – ka vazhduar z. Imami. “Nuk eshte e lehte te marresh pozicion pozitiv apo negativ perkundrejt hyrjes se Maqedonise ne NATO sepse si Maqedonia ashtu edhe Greqia jane dy vende shume afer Shqiperise, ndaj shpresojme qe te zgjidhin sa me shpejt mosmarreveshjet e tyre”, – shpjegoi me tej ministri, - Hyrja e Maqedonise ne NATO eshte ne interesin tone te perbashket”, duke nenvizuar se “shpesh here ndodh qe probleme te vogla rendojne gjendjen dhe ndalojne zgjidhjen e duhur te problemit”.
Ministri Imami, gjithashtu kujtoi se, si prezenca e NATO-s ne Kosove kontribuoi ne garantimin e stabilitetit dhe sigurise ne rajon. “Bashkepunimi midis shteteve qe ndajne te njejtet kufij dhe te njejtat kercenime eshte thelbesor, – vijoi ai – dhe pikerisht per kete ne e mbeshtesim Karten e Adriatikut si bashkepunetor per paqen. Per Shqiperine edhe bashkepunimi me Italine eshte me rendesi te madhe strategjike. Italia dhe Shqiperia kane nje raport te vecante, nje histori te perbashket dhe nje bashkepunim te ngushte brenda rajonit te Adriatikut dhe Italia eshte nje vend i rendesishem per te gjithe rajonin e Ballkanit Perendimor”, eshte shprehur z. Imami.
“Jetojme ne zona te ndryshme me te njejtin “liqen”, sic eshte deti i vogel i Adriatikut dhe Shqiperia ben thirrje per nje forcim te metejshem te bashkepunimit rajonal, ne vecanti per mbikeqyrjen e hapesires detare kunder cdo lloj kriminaliteti”. Pikerisht per kete, ministri i Mbrojtjes se Shqiperise kujtoi se, si Shqiperia dhe Italia po punojne se bashku edhe me vende te tjera per nje sistem radar per kontrollin e hapesires se perbashket ajrore dhe detare.
Ne fund ministri Imami theksoi se, si edhe brenda kufijve te vendit te tij, Shqiperia ka ndermarre nje sere reformash ne politiken e sigurise. Ligji mbi riorganizimin e Sherbimit Informativ Ushtarak, i miratuar se fundmi nga Parlamenti shqiptar, per ministrin eshte kurorezimi i nje procesi te gjate, qe filloi ne vitin 2008. “Ligji deshmon te gjitha ndryshimet qe jane bere brenda Sherbimit Informativ Ushtarak, ne kater vitet e fundit”, shpjegoi z. Imami, duke theksuar se Agjencia e re e Inteligjences Ushtarake ka nje bashkepunim aktiv me strukturat respektive te vendeve te tjera anetare te NATO-s dhe Bashkimit Europian.