E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: S’lejojme qe shqiptaret t’i ndajne ne varietet kombesh

Shqiperia nuk ka pretendime territoriale ndaj asnje vendi, pasi synimi eshte bashkimi ne Europe, por planet per kthimin e kombit te vetem shqiptar ne nje varietet kombesh jane te papranueshme. Pohimin e beri dje pasdite kryeministri Sali Berisha, gjate nje bashkebisedimi me studente dhe pedagoge te rinj te universiteteve publike dhe private, me te cilet edhe nisi serine e konsultimeve me qytetare per te degjuar mendimin, opinionin, sugjerimet dhe propozimet e tyre per projektin Shqiperia, vend i zhvilluar.

“Nuk kemi pretendime territoriale ndaj asnje vendi. Jo. Ne synojme paqen, stabilitetin dhe bashkepunimin, por nuk mund te pranohet qe shqiptaret te konsiderohen apo te trajtohen si “under dog” ne Ballkan”, - deklaroi z.Berisha ne biseden me te rinjte.

Ai kerkoi qe shqiptaret, kudo qe jane duhet te trajtohen si qytetare te barabarte para ligjit.

Kurse duke folur mbi projektin evropian te bashkimit, tha se duhet ta ndjekim ate, duke shtuar: “Duhet te bejme gjithcka te bashkohemi njeri me tjetrin, te bashkohemi me Europen”. Kurse paralajmeroi: “Vendimet tona jane se nuk mund dhe nuk do te pranohet qe, meqenese ne fillim te shekullit te kaluar shqiptaret u copetuan ne pese shtete, tani te transformohen ne pese varietete. Jo, jemi nje komb. Dhe ne kete drejtim, ne jemi shume te vendosur te ecim”. Berisha pranoi se jane nje univers masash, aktesh, procesesh qe ne duhet te ndermerren qe shqiptaret kudo qe ndodhen ta ndiejne veten njerez me dinjitet, te lire, natyrisht, me identitetin e tyre kombetar kulturor. Ai tha se kjo eshte plotesisht e mundshme dhe argumentoi: “Nuk kemi asnje lloj revanshi. Nuk udhehiqemi nga racizmi ndaj te tjereve, perkundrazi, ne bejme perpjekje per nje kapitull te ri me fqinjet tane”. Berisha vuri me tej ne dukje se “ne nuk kemi probleme identiteti” dhe shtjelloi: “Ky komb nuk ka asnje problem ne identitetin e tij. Ka nje identitet qe vjen nga shekuj dhe mijevjecare, te pakonfonduar me asnje varietet tjeter dhe kjo perben nje siguri te madhe ne vetvete per shqiptaret, jane qenie te sigurta, nuk kane komplekse”. Ne kete pike ai apeloi se e rendesishme eshte qe “ne te bejme perpjekje te medha per te qene gjithnje sa me te bashkuar me njeri-tjetrin, sa me te bashkuar me Europen”.

Ne vazhdim kryeministri akuzoi qarqe te huaja se synojne te percmojne shqiptaret: “Po perpiqen te intimidojne shqiptare. Po te lexoni nje studiues, i cili per dy “Eikiliksa mesjetare” i nderron origjinen Skenderbeut dhe thote se degjova se i tha konsulli, konsullit se Skenderbeu ka kete origjine dhe perpiqet t’ua nxjerre shqiptareve Skenderbeun me origjine tjeter. Perpiqet te krahasoje nacionalizmat e verbra me nacionalizmin civil shqiptar. Ketu Berisha sugjeroi se nuk mund te vihet ne diskutim origjina e nje figure boterore per thashethemin e nje konsulli dhe vazhdoi: “Ne Ballkan ka pasur nje nacionalizem, kryekeput qytetar dhe ky ka qene nacionalizmi i shqiptareve, i cili nuk ka synuar kurre as edhe nje pellembe territor te vendeve te tjera. Duke evidentuar faktin se shqiptaret kane synuar gjithmone te vendosin marredheniet me qytetare, me te mira, z.Berisha theksoi edhe faktin tjeter se “shqiptaret nuk kane te regjistruara, masakra ndaj asnje kombi”, duke shtuar se ka pasur vetem luftera per liri, per vetembrojtje.

“Nje gje eshte e sigurt, qe nacionalizmi shqiptar ka qene i formesuar nga rilindesit tane, ka qene dhe eshte nacionalizem qytetar, nacionalizmi qe cliroi Kosoven, eshte nacionalizmi qe luftoi kudo per liri dhe dinjitet te shqiptareve. Ne asnje lloj rrethane nuk ka bere programe as per shfarosje te kombeve te tjera dhe as per murosje te kombeve te tjera”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›