E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: PD do fitojë bindshëm në Qarkun e Elbasanit

20-06-2013 / Gazeta 55

Arben Imami dhe Albana Vokshi, takim me gratë e qytetit të Peqinit: PD vlerëson rolin e gruas në familje

Në një takim entuziast të grave dhe vajzave të qytetit të Peqinit, i është bashkuar në këtë takim përmbyllës së kësaj fushate edhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas deputetja e PD Albana Vokshi e cila është shoqëruar nga kreu i kësaj fushate në Elbasan, ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Kryetari i Grupit të Punës se Partisë Demokratike z. Imami theksoi pse gratë duhet të votojnë PD, duke renditur arritjet e realizuara nga qeveria që sipas tij rritja e rrogave, pagave, forcon rolin e gruas në familje. Investimet në rrugë, në arsim, në shëndetësi, në të gjithë vendin por në veçanti në qarkun e Elbasanit por, qyteti i Peqinit ka qenë i privilegjuar sepse ky qytet ka një rrjet rrugor të plotësuar si vijim edhe rruga turistike nga Pajova do të realizohet këtë katër vjeçar duke ndërtuar përfundimisht rrjetin rrugor në këtë rreth, tha ai. “Një nënë në një fshat të Shqipërisë ka të drejtë si çdo nënë në Tiranë, Elbasan e kudo që fëmija e saj të shkojë në shkollë të mirë, një qendër shëndetësore sa më pranë shtëpisë dhe ne e kemi realizuar këtë në Peqin, ndërkohë që para tetë vitesh në Peqin nuk ka pasur asnjë kilometër rrugë të ristrukturuar apo ndërtuar. Para tetë vitesh mungonte energjia, çmimet e telefonave celularë dhe internetit ishin në stratosferë, është bërë gjithçka që e ardhmja e këtij vendi të jetë e sigurt, dhe nëpërmjet rrugëve të dijes rrugëve të komunikimit virtual dhe rrugëve konkrete ne përgatisim zhvillimin e këtij vendi”.  Imami e vuri theksin gjithashtu tek fshati Pekishtit ku sot është një fshat i zhvilluar falë subvencioneve të fermerëve dhe rrugëve të ndërtuara nga qeveria. “E gjithë Shqipëria do të mbylle mandatin e ardhshëm infrastrukturën, ujin e pijshëm, rrugë, shkolla,qendra shëndetësore, për të qenë një vend europian. Z. Rama nuk e do këtë, ai e ka penguar, për interesat e tij personale, ka qenë i gatshëm të sakrifikojë interesa shumë më të mëdha, duke bojkotuar parlamentin, futi deputetët e tij në grevë urie në 2010. Në 2011 sulmin e 21 janarin dhe në 2012 nuk votoi tre ligje, pasi integrimi europian është shumë i rëndësishëm në këtë vend, pasi me marrjen e statusit Shqipëria do të hynte në programe subvencionimi, arsimi, shëndetësia, bujqësia, etj. Në këtë pikëpamje Rama nuk ka dëmtuar vendin, imazhin e vendit, po diçka më themelore, interesat e çdo familje shqiptare. Rama veproi kështu sepse nuk mendon për njeri tjetër përveç vetes së tij. Çfarë modeli njerëzor dhe politik është ky? Ky është krejtësisht i pasigurt”, theksoi Imami. Gjatë mandatit të ardhshëm sipas Imamit prioritet e qeverisë do të jenë punësimi, ndërsa edhe një herë vuri në dukje fabrikën e fishekzjarrëve që do të ndërtohen së shpejti në këtë qytet, ku do të rritet numri i të punësuarve me ndërtimin e tre HEC-eve në kaskadën e Devollit ku do të punësohen rreth 15000 punonjës. Urrejtja, zilia, emocionet negative që ka Edi Rama ndaj Sali Berishës nuk ndihmojnë njerëzit, dhe gratë e dinë më shumë se kushdo, sepse gratë e kuptojnë se çdo të thotë negativitet, dhe ky është Rama”, tha ndër të tjera Imami.  Duke ju drejtuar grave të qytetit të Peqinit Imami shtoi se “ne duam të bëjmë një vend më të zhvilluar, me më shumë mirëqenie, Shqipëria po ndryshon, por ai që qëndron në autobus nuk mund ta shohë këtë ndryshim, le ta lëmë në autobus, pa zbritur fare ta nxjerrim jashtë në datë 23 dhe të vazhdojmë drejt rrugës sonë të integrimit. Gruaja shqiptare voton më shumë Sali Berishën, sepse gruaja është boshti i familjes, siguria që jep Sali Berisha për të ardhmen e këtij vendi, për qëndrueshmërinë e ekonomisë familjare është gjëja më e rëndësishme. Rama po sjell në program taksën progresive, që do të thotë se një fabrikë nëse sot është e hapur do të mbyllet”, përfundoi Imami. Ai ka ka ka ftuar qytetarë të Peqinit që të shkojnë në zgjedhje dhe të votojnë për PD duke shtuar se është i bindur në një fitore në qarkun e Elbasanit sepse Programi i Partisë Demokratike është zhvillimi i Shqipërisë.
Imami përshkon Tunelin e Krrabës me banorë të komunitetit rom/Me kërkesë të banorëve të komuniteti rom në Elbasan, kreu i grupit të deputetëve të PD, në  qarkun e Elbasanit, Arben Imami ka vendosur që të përshkojë aksin më të rri rrugor në vend, atë tyë rrugës së re Elbasan-Tiranë dhe tunelin e Krrabës. Të njohur prej kohësh me këtë vepër të madhe publike, edhe ky komunitet ka pasur dëshirën të shohë më nga afër këtë vepër të madhe publike, e cila përreth 30 minuta të çon në qendër të Tiranës, ku më përpara distance në kohë ishte 1 orë e 30 minuta. Përfaqësues të këtij komuniteti më herët kërkuan që për herë të parë këtë aks ta përshkojnë me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami si përfaqësues i qeverisë dhe kabinetit Berisha, pasi sipas tyre kjo rrugë këto tunele janë realizuar falë tij, falë kryeministrit të vendit. Dy autobusë janë nisur në orët e para të paradites mes tyre edhe ministri Imami si edhe kandidatët për deputetë të kësaj partie, dhe së bashku me banorë të komunitetit rom kanë përshkuar këtë vepër. Mbas këtij udhëtimi të qetë, të freskët, dhe shumë komod, banorët e këtij komuniteti kanë falënderuar kryeministrin e vendit Sali Berisha duke u shprehur se “vota jonë është për këtë qeveri, pasi as nuk e besonim se kjo rrugë do të bëhej, por ajo u realizua dhe tashmë ne jemi këtu duke e përshkruar këtë”. At Nikolla Marku bekon Tunelin e Krrabës: Kjo vepër madhështore, e bekuar nga Zoti- At Nikolla Marku, prifti ortodoks nga elbasani ka zhvilluar një shërbesë të veçantë. Në jetën e tij si prift, ka bekuar martesa e ka pagëzuar fëmijë e bekuar besimtarë të shumtë. Por, për herë të parë ai ka bërë një bekim krejt të pazakontë.  “Bekoj që të mos ketë aksidente, se është një vepër madhështore”. Që nga dita e inagurimit më 16 qershor deri më sot, në të dy krahët e tunelit kanë kaluar më shuëm se 26 mijë mjete. Afro 3 mijë prej tyre kanë qënë kampionë nga 5 deri në 22 ton. Rreth 23 mijë të tjera kanë qënë vetura. Punimet po vazhdojnë në veprat dhe pjesë të tjera të rrugës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›