PD do të fitojë mandatin e 8-të në Elbasan

Jemi këtu sot, pak ditë përpara zgjedhjeve, në kërkim të mbështetjes tuaj për një fitore të tretë të PD. Kjo fitore mban numrin 44, kjo fitoren mban emrin e Sali Berishës, kjo fitore mban emrin e PD. Në këto ditë të fushatës elektorale që kam patur rastin të njoh nga afër qarkun e Elbasanit, rrethin e Librazhdit jam shumë i bindur që 23 qershori do të jetë një fitore bindëse e PD. Dy dekada më parë ne shënuam shembjen e komunizmit. Ne ecëm shumë, por Shqipëria nuk është ende anëtare e BE. Ndaj, në 23 qershor ju do të firmosni njëherë e mirë, për Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në Europë. Ne kemi bërë shumë, por ende kemi edhe shumë për të bërë. Ne inauguruam tunelin e Krrabës dhe autostradën e re, ishte një emocion i veçantë. Isha në Steblevë, dhe falënderimet e veçanta i mora nga këta banorë për ndërtimin e rrugës Librazhd-Steblevë dhe sigurisht, edhe për rrugën Elbasan-Tiranë, pjesë e rëndësishme e korridorit VIII. Unë jam i bindur që në 23 qershor, ju do t’i jepni fund politikës së bllokimit, për të ecur përpara drejt statusit të vendit kandidat, drejt ndërtimit të veprave të mëdha energjetike, për më shumë vende të reja pune, më shumë zhvillim dhe për përmirësimin e mirëqenies së shqiptarëve.