E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhgimi/Edi Rama, dje në Kavajë, mes dy “rilindësve” pa arsim

20-06-2013 / Gazeta 55

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte dje në qytetin e Kavajës për të përmbushur mitingun e fundit të “rilindjes” socialiste. Duke folur si përherë për vlerat e mëdha “intelektuale” të paraqitura nga Partia Socialiste, Edi Rama ishte pozicionuar e vendosur midis dy “rilindësve” pa arsim si kryetari i bashkisë Elvis (Ervin) Rroshi dhe kandidati për deputet, Parid Cara. Kur i pari kandidoi jo me emrin që ka lindur, por me një emër të ndryshuar, Edi Rama nuk i lexoi apo bëri të njohur ndonjë vlerë apo ndonjë klasë të mbaruar prej tij. Të gjithë e dinë në Kavajë, se Rroshi nuk e ka mbaruar arsimin e mesëm, pasi ka ikur në Itali. Më e bukura është se deri pak kohë më parë Rroshi duke mos llogaritur as vitet e kaluara, kishte vënë në faqen e vet në rrjetin Facebook, sikur e kishte mbaruar arsimin e mesëm në moshën 14 vjeçare, pra sipas modelit “nga 8 vjeçarja në të lartën” Rroshi u nis për një shkollë në Kamëz e tani del që ka mbaruar një shkollë në Prishtinë. Kësisoj i “shumëlexuari” Rroshi që e ka të skalitur llahtarisht “inteligjencien” anekënd fytyrës, përveç punëve të baskisë, i ka hyrë paralelisht edhe studimit, madje në fushë të ekonomisë. Për të qarë shumë e për të qeshur pak, ironia ishte e madhe teksa Edi Rama e kishte në krah Rroshin në emër të “rilindjes”. Dhe të imagjinosh që Rroshi konkurron me standardin e Naimit apo Samiut, vaj halli standardet e tjera. Po ashtu, Edi Rama paraqiti “rilindës” tjetër, Parid Carën. Sikurse për Rroshin, Rama nuk tha asgjë se çfarë vlere ka kandidati socialist, për të cilin nuk u bë i ditur asnjë lloj informacioni për arsimin e tij. Zgjedhësit mjaftohen me shikimin estetik të kandidatëve rilindës së Ramës, vlerësim i cili nuk është e vështirë të kuptohet. Por, kur në Kavajë e dinë fare mirë se kandidatët e Ramës nuk kanë arsim, ky i fundit e ka shumë mirë që nuk ia lexon këtë pjesë të biografisë së tyre.  Dje Rama nuk ishte rastësisht me dy rilindës pa arsim. Ky është edhe thelbi i rilindjes së tij.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›