E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama nuk i përgjigjet as Zërit të Amerikës lidhur me akuzat për pastrim parash

20-06-2013 / Gazeta 55

Drejtësia e SHBA është shumë më serioze sesa ajo e vendit tonë, kur është fjala për pastrim parash e konflikt interesi nga politikanë e zyrtarë të lartë. Rrjetet sociale flasin edhe për sqarimin e faktit, nëse në takimin elektoral të demokratëve amerikanë, Edi Rama është prezantuar si “bashkëshortja e Bilal Shehut”

Nuk është vetëm Partia Demokratike apo Ligjvënësi republikan nga Kalifornia, Dana Rohrabacher që kërkojnë të bëhet transparencë për burimin e parave që janë përdorur për të siguruar një fotografi, që kryetari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama ka bërë me Presidentin Obama, gjatë një aktiviteti për grumbullim fondesh vitin e kaluar. Edhe Zëri i Amerikës nëpërmjet një shkrimi, që gjendet në uebsajtin e saj, i ka kërkuar Partisë Socialiste të japë një version të saj për këtë çështje nuk ka marrë përgjigje. Edi Rama refuzon të japë sqarime për një skandal me përmasa të mëdha. Në fakt, indicet e këtij skandali kanë ardhur pas letrës që kongresmeni Dana Rohrabacher I ka dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Eric Holder dhe Komisionit Federal të Zgjedhjeve, Zoti Rohrabacher, Kryetar i Nën Komisionit për Evropën dhe Euroazinë në Komisionin e Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ku tërheq vëmendjen për blerjen e dy biletave nga 40 mijë dollarë secila për pjesëmarrje në aktivitetin e Presidentit Obama për grumbullim fondesh në San Francisco më 12 tetor 2012. Biletat, shkruan kongresmeni, u blenë nga Bilal Shehu, shofer limuzine dhe gruaja e tij, e cila nuk mori pjesë në aktivitet. Por në vend të saj, bileta u përdor nga udhëheqësi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama. Shtetas të huaj si zoti Rama, shkruan më tej ligjvënësi në letrën drejtuar autoriteteve amerikane, e kanë të ndaluar të kontribuojnë në fushatat zgjedhore amerikane. Ndërkohë, e kontaktuar nga Zëri i Amerikës, Partia Socialiste tha se nuk ka ndonjë reagim lidhur me këtë çështje. “Jepu shpjegim shqiptarëve se kjo është e vërtetë si drita e diellit. Shpjegohu se me drejtësinë amerikane nuk bëhet shaka, e kërkon dinjiteti i qytetarëve shqiptarë të dijë të vërtetën se pse kongresmeni kërkon hetim” - tha dje kryeministri Berisha në një takim elektoral në Korçë, ndërkohë që në media buçiti sarkazma se Edi Rama ishte paraqitur në takimin elektoral të presidentit Obama si “bashkëshortja e Bilal Shehut”

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›