Imami: PD do të vazhdojë të ulë barrën e taksave dhe kostove të tjera për biznesin
Arben Imami, vizitë në ambientet e kompanisë Industriale KURUM
Shqipëria është tashmë një destinacion i preferuar biznesi për kompanitë më të mëdha europiane, kjo falë masave lehtësuese të ndërmarra nga qeveria shqiptare, të cilat e bëjnë vendin tonë një vend mikpritës, me potenciale të jashtëzakonshme dhe klimë miqësore për biznesin.
Falë punës së qeverisë gjatë këtyre viteve, Banka Botërore e ka cilësuar Shqipërinë si një prej historive të suksesit për shkak të mjedisit të saj favorizues ndaj bizneseve, veçanërisht në kontekstin e krizës europiane dhe globale. Kryetari i Grupit të Punës për Qarkun e Elbasanit z. Arben Imami, vizitoi dje ambientet e kompanisë industriale “Kurum International”, e cila është ndër kompanitë më të mëdha operuese në qytetin e Elbasanit, e njohur për prodhimin e hekur-çelikut, gëlqeres dhe oksigjenit industrial. Me 665 të punësuar dhe me kapacitet prodhimi 700 mijë ton/vit hekur, “Kurum” tregton 68% të prodhimit të hekurit në Shqipëri dhe 32% në Serbi, Kosovë, Maqedoni, si dhe vende të tjera përreth. Ai është njohur më nga afër me ambientet e kësaj industrie dhe standardet europiane që përdoreshin për përpunimin dhe shkrirjen e hekurit dhe çelikut ku gjithçka ishte në perfeksionet e teknologjisë moderne, Presidenti “Kurum” u shpreh se në të ardhmen planifikon të vazhdojë me të njëjtat ritme aktivitetin në Shqipëri, vend i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë vendeve në botë me investimet në përmasa të mëdha e me potencialin e rritjes së shpejtë nga ku sot, rruga e re Tiranë – Elbasan do t’i sjellë një zhvillim edhe më të madh biznesit. Kurum International realizon në Shqipëri 48% të shitjes së produkteve, përfshirë dhe prokatin. Në përputhje me këtë fakt, 80% e kërkesës së tregut në Shqipëri, mbulohet nga kompania “Kurum”. Kjo performancë e lartë e arritur nga kompania në Shqipëri, tregon zbatimin me sukses në çdo terren të konceptit të cilësisë totale që ka kjo kompani, por njëherazi fakton treguesin pozitiv në lehtësirat e krijuara për zhvillimin e biznesit në Shqipëri. Kurum International, e ka rritur efektivitetin në treg në sajë të politikave të çmimit në kuadër të menaxhimit profesional, bashkëpunimit të fortë që ka krijuar me partnerët tregtar dhe strategjisë së shitje-marketingut të bazuar në prime aktive. Ministri Imami u shpreh se me programin që ka Partia Demokratike për këtë 4- vjeçar, do të vazhdojë të ulë barrën e taksave dhe kostove të tjera për bizneset. Ai u shpreh se do vazhdojnë të hiqet TVSH-ja ndaj të gjitha makinerive të rënda dhe pajisjeve të prodhimit, si dhe eliminimin e shumicës së autorizimeve me qëllim lehtësimin dhe stimulimin e rritjes së biznesit privat.