Imami Publikimi i dokumentave nga PS cenon sigurine kombetare
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka reaguar sot në lidhje me akuzat e opozitës për blerjen e armatimeve për Shërbimin Informativ të Ushtrisë.
Në një konferencë për media, ministri i Mbrojtjes e ka cilësuar të pafalshëm publikimin e dokumentave sekretë nga ana e Partisë Socialiste, pasi sipas tij cënon sigurinë kombëtare.
“Është e pafalshme që dokumentat që mbajnë sigla sekrete të dalin jashtë. Është e pafalshme që dokumentat sekrete dalin nëpër konferenca shtypi. Kjo tregon se PS-ja s`ka kapacitet për të mbajtur përgjegjësi shtetërore” theksoi Imami, i cili shtoi se blerja e pajisjeve është kryer mbi bazën e legjislacionit, ndërsa akuzoi PS-në se po shndërron në pazar çështjet e sigurisë kombëtare.
Gjithashtu ministri Imami e akuzoi sërish Partinë Socialiste edhe për bllokimin e Integrimit.
“Sulmi ndaj Ministrisë së Mbrojtjes nuk e përjashton PS-në nga bllokimi. PS po bllokon ligjin për Gjykatën e Lartë ”- u shpreh Imami.