E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro ne vleren me te larte ndaj monedhes vendase ne 1404 leke

Monedha europiane ka arritur vlerën më të lartë në tregun valutor në vend. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro ka shënuar sot një rritje prej 0.16 lekë kundrejt ditës së djeshme duke tejkaluar nivelin e 140.4 lekëve. Me këtë rritje Euro ka shënuar nivelin më të lartë të këmbimit ndaj lekut që prej tetor-nëntori i 2011-ës. Në tregun e brendshëm ka qenë kërkesa e lartë për valutë ajo që ka orientuar sjelljen e monedhave. Aktorët e tregut pohojnë se ka pasur një kërkesë të fortë për te blerë euro nga bizneset, një tendencë kjo përgjithësisht sezonale, teksa me fillimin e vjeshtës aktiviteti tregtar fillon e gjallërohet.“Tregtarët janë tashmë duke bërë furnizimet për vitin e ri dhe prandaj po blejnë me sasi më të mëdha duke shtuar edhe kërkesën për euro”, thonë agjentët e këmbimit valutor. Sipas tyre, ky është kufiri maksimal që mund të arrijë euro dhe prandaj në ditët në vazhdim pritet një rënie e lehtë ose qëndrueshmëri në këto nivele. Ekspertët mendojnë se  nëse do të ketë rritje të mëtejshme të euros mund të ketë ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë në treg. Ndërkohë edhe dollari ka shënuar një ditë shumë të mbarë në tregun vendas të këmbimit valutor duke u vlerësuar ndjeshëm, me 0.24 lekë kundrejt një ditë më parë. Dollari ka kapërcyer mbi 109 lekë, duke iu afruar me shpejtësi kuotave të një muaji më pare dhe duke arritur në 109.24 lekë. Ekspertët thonë se dollari është rritur si pasojë e rritjes së euros dhe jo nga ndonjë kërkesë e brendshme për të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›