E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama i bie darjes sepse është i ndërgjegjshëm për dënim që i ka shkaktuar shqiptarëve me bllokimin e 3 ligjeve për 225 ditë

24-05-2013 / Gazeta 55

Deklarata për media e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Znj. Laura Vorpsi:

Teksa Partia Demokratike për të 225 –tën ditë i bën thirrje konkrete Edi Ramës, që të sjellë deputetët e tij në parlament të hënën, për të votuar 3 ligjet, Rama nisi t’i bjerë dajres.
Rama i ra dajres, sepse edhe vetë është i ndërgjegjshëm për dëmin që u ka sjellë të gjithë shqiptarëve me bllokimin e 3 ligjeve për 225 ditë.
Rama i ra dajres se nuk ka sy e faqe t’u dalë përpara studentëve që u mohoi me qindra bursa studimi në vendet e Bashkimit Europian.
I ra dajres, sepse u mohoi sipërmarrësve me qindra mundësi kreditimi.
Rama i ra dajres, sepse u mohoi mjekëve, infermierëve e mësuesve me dhjetëra mundësi kualifikimi në Bashkimin Europian.
Rama i ra dajres, sepse nuk ka sy e faqe t’u dalë përpara fermerëve, të cilëve u mohoi miliona Euro suvbencione.
I ra dajres përpara qytetarëve të Tiranës, sepse ata e dinë që për 11 vjet si Kryetar Bashkie u kujdes për të mbushur thesin e Koços dhe jo për të përmirësuar jetën e tyre.
Shqiptarët tashmë e kanë më të qartë se kurrë, se janë përpara dy alternativave: Alternativës serioze të zhvillimit që ka shtruar mbi 10 mijë kilometra rrugë, ka ndërtuar mbi 1 300 shkolla, 400 qendra shëndetësore e spitale dhe alternativës së tallavasë.
Partia Demokratike edhe një herë e fton Ramën t’ia lërë dajren e Fajes për një ditë të vetme Kocos dhe të hënën të bashkohet me slloganin e Partisë Demokratike, PËRPARA, për të votuar 3 ligjet!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›