Fokus/Përse të rinjtë votojnë për Partinë Demokratike më 23 qershor
A është e vërtetë qe pjesa me e madhe e te rinjve votojnë për Partine Demokratike? Është një pyetje qe e dëgjoj te behet shpesh. Është statistikisht e vërtete jo vetëm ne vendin tone por ne te gjithë Evropën shumica e te rinjve votojnë te djathtën. Ne Shqipëri, tradita ka nisur qe ne 1990 kur ishte pikërisht rinia qe solli demokracinë dhe përmbysjen e sistemit shtypës aq shume te padëshiruar nga vete ata. Ne vitet ne vazhdim, arsyet kane ardhur gjithnjë duke u shtuar. Ne, te rinjtë votojmë ndryshimin e prekshëm, atë qe ne vete arrijmë te shohim me sytë tanë ne jetën e përditshme apo dhe ne mundësitë qe na krijohen përtej te përditshmes. Ne votojmë programin modern, atë program qe na përfaqëson, atë program qe ka një pjese te mire dedikuar vetëm rinise. Votojmë për ata qe kane bere te mundur modernizim e shkollave qe frekuentojmë çdo dite. Si studente e degës se farmacisë qe jam, jam mirënjohëse për laboratorët ne te cilat punojmë, për teknologjinë e re te futur neper universitete, internetin si dhe shume te tjera.
Te rinjtë do te votojnë gjithmonë për atë qe ka një program qe përfshin nxitjen e biznesmenëve te rinj, mbështetjen e iniciativës se lire, mundësi punësimi, një program për sportin dhe ridimensionimin e tij ne vend. Votojmë për ata qe na japin mundësinë te udhëtojmë pa viza ne Evrope, për atë infrastrukture qe arrijmë ta shohim vete dhe te udhëtojmë neper rruge te sigurta me shërbime bashkëkohore. Votojmë për ata qe kane bere te mundur qe ne me pak se 8 vite te kemi mundësi navigimi ne internet falas dhe me çmime te arsyeshme dhe pa limit po ashtu si bashkëmoshataret tanë neper bote. Gjithashtu, votojmë PD për mundësinë e bursave jashtë vendit qe i jep studenteve ekselente. Si një e re qe me pëlqen përfshirja ne politike, e gjej veten tek Partia Demokratike sepse hapësirat e promovimit janë shume te mëdhaja. Ka me shume se një zë te rinjsh qe përfaqësojnë forumin rinor. Për shembull, z. Gerti Bogdani, jo vetëm qe këto vite na ka përfaqësuar ne kuvend, por ka pasur mundësinë edhe te jete kryetar minibashkie si edhe përfaqësuesi jone ne unionin internacional të të rinjve. Të tjerë të rinj janë aktivë në politikë dhe thuajse pjesa më e madhe me PD dhe të djathtën. Për 4 vitet ne vijim ,ne, te rinjtë e PD do te kemi me shume se një zë ne parlament dhe kjo është një arritje shume e madhe. Ne te njëjtën kohe, kemi përfaqësi ne nivel drejtorie ministrie, ne ministri te ndryshme, institucione te tjera si dhe përfaqësi te rinjsh jashtë vendit. Se fundmi, unë inkurajoj te gjithë te rinjtë te votojnë ndryshimin qe vjen nga ndryshimi. Te votojmë vazhdimisht te gjithë se bashku politiken e suksesit dhe jo atë te kthimit mbrapa. A nuk jemi ne ata qe kërkojmë te ecim gjithmonë përpara me hapat e ndryshimit? E pra, le te vazhdojmë te ecim përpara!