E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Rama ka pergjegjesine per te vetepermbajtur njerezit

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami eshte shprehur se kryetari i opozites, Edi Rama, nese therret qytetaret per te bere demonstrate ne kryeqytet, atehere ka dhe pergjegjesine qe ta menaxhoje situaten ne menyre qe ajo te mos dale jashte kontrollit. “Kryetari i opozites, Edi Rama ka pergjegjesine dhe per ta permbajtur popullin”, ka qene deklarata e ministrit te Mbrojtjes, Arben Imami. Per te eshte e rendesishme qe gjithcka me 21 janar, diten e premte ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” te shkoje sipas parametrave demokratike dhe te mos kete probleme. Reagimi i Imamit ka ardhur menjehere pas deklarates se kryetarit socialist Rama, se situata mund te dale jashte kontrollit te politikes, nese kryeministri Berisha nuk jep doreheqjen per te ofruar nje zgjidhje politike. Nje paralajmerim se situata mund te dale jashte kontrollit dhe qe mund te kaperceje dhe kerkesen e opozites, eshte nje kambane, e cila nuk ka kaluar pa sjelle dhe reagimin e Imamit. I cili nuk ka munguar ta cilesoje strategjine e demonstratave dhe paralajmerime per dhune mentalitet dhe sjellje tipike komuniste qe synojne demtimin e rendit kushtetues. Njeheresh, Imami ka reaguar dhe pas deklarates se kreut te PLD, i cili ne emer te opozites ka dhene ultimatumin se mazhoranca dhe kryeministri kane kater dite afat per te dhene doreheqjen, ndryshe fatet e vendit i merr ne dore populli. Nje thirrje te tille, nje ultimatum te tille, Imami e ka cilesuar tipike enveriste dhe kerkon respektimin e shtetit ligjor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›