E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ju demonstruat lidership rajonal

09-10-2010 / Gazeta 55

Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton vlereson kursin diplomatik te ish-ministrit te Jashtem Ilir Meta

Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton i ka derguar nje leter Zevendeskryeministrit dhe ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta.
Me ane te kesaj letre Clinton shpreh vleresimin e saj per bashkepunimin me Ilir Meten si Minister i Puneve te Jashtme dhe thekson se ka qene e nderuar qe ka punuar me Meten per forcimin e lidhjeve te shkelqyera midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Gjithashtu Sekretarja Amerikane e Shtetit shpreh besimin se do te bashkepunoje serish ngushte me Ilir Meten si minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes.
Ne letren e saj derguar Zevendeskryeministrit dhe ministrit te METE Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton pergezon Ilir Meten per arritjet si Minister i Jashtem dhe shpreh vleresimin per punen qe ai ka bere per te demonstruar nje lidership rajonal.
Une dua tju pergezoj per arritjet tuaja si Minister i Jashtem dhe te vleresoj punen qe ju keni bere per te demonstruar lidership rajonal sikurse eshte avancimi i kauzes se nje Kosove te pavarur paqesore dhe demokratike shprehet Hillary Clinton. Ne fund te letres se saj Sekretarja Amerikane e Shtetit i uron Zevendesryeministrit Ilir Meta mbaresi ne pozicionin si Minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes.

Letra e plote e Sekretares Amerikane te Shtetit Hillary Clinton
I dashur z. Minister Ju falenderoj per letren tuaj me rastin e perfundimit te detyres se Ministrit te Jashtem. Kam qene e nderuar qe kam punuar me ju per forcimin e lidhjeve te shkelqyera midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara. Pas marrjes se pergjegjesive te reja ne sherbim te popullit shqiptar ne besojme se do te kemi fatin e mire te punojme perseri ngushte me ju si Minister i Ekonomise. Une dua tju pergezoj per arritjet tuaja si Minister i Jashtem dhe te vleresoj punen qe ju keni bere per te demonstruar lidership rajonal sikurse eshte avancimi i kauzes se nje Kosove te pavarur paqesore dhe demokratike. Une ju uroj mbaresi ne pozicionin tuaj si Minister i Ekonomise dhe per perpjekjet tuaja te ardhshme.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›