Sulmet ndaj Majlinda Bregut si ne komunizem - te papranueshme dhe te bazuara ne biografi
Zevendeskryeministri Ilir Meta
Zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta i cileson si absurde dhe te papranueshme sulmet e diteve te fundit te eksponenteve te Partise Socialiste ndaj ministres se Integrimit Evropian Majlinda Bregu. Numri dy i qeverise tha se qendrimi i opozites eshte levizja me ekstreme e politizuar dhe e bazuar ne lidhje biografike si ne kohen e komunizmit.
Sulmet ndaj koleges Bregu mendoj se jane ne menyren me ekstreme te politizuara dhe mendoj qe sulme te tilla pa asnje lloj etike thjesht bazuar ne lidhje biografike si ne kohen e komunizimit. Keto sulme jane te papranueshme u shpreh Meta.
Ai vleresoi punen e dikasterit te ministres Bregu ne procesin e integrimit te vendit ku sic theksoi Meta ka pasur nje rol kyc.
Mendoj se Majlinda Bregu ka bere nje pune shume te rendesishme si ministre e Integrimit Europian ne lidhje me koordinimin e nje procesi madhor sikurse ka qene ai i pergjigjeve te pyetesorit te Komisionit Europian. Nje proces i perfunduar me shume sukses ku ministria e drejtuar nga Bregu ka pasur nje rol kyc tha Meta.
Zevendeskryeministri Ilir Meta i beri thirrje te gjithe politikaneve qe ti japin fund sulmeve politike dhe cdo akuze te adresohet ne organet kompetente.
Une i ftoj te gjithe politikanet te heqin dore nga histori te tilla duke u marre me biografite e politikaneve thjesht dhe vetem per arsye politike. Cilido qe ka nje problem per nje politikan e con ate ne prokurori dhe pastaj prokuroria mbeshtetet per te vepruar ne respekt te ligjit. Duhet ti japim fund kesaj histerie me kuneter me kunata me baxhanake edhe me vellezer deklaroi me tej Meta.