Vota kunder Gjykates Administrative tregues qe opozita ka humbur arsyen

Ministri i Drejtesise Bujar Nishani
Ministri i Drejtesise Bujar Nishani deklaroi dje gjate nje deklarate per shtyp se shkak per humbjes e ndihmes amerikane per ngritjen e gjykatave administrative eshte vetem vota kunder e opozites. Ai shprehet se nuk ka asnje arsye as juridike as politike e cila ta justifikoj kete qendrim bllokues.
Ka me shume se nje vit qe projektligji per ngritjen dhe funksionimin e gjykatave administrative pret qe te miratohet ne parlament por edhe kete here opozita nuk e ka dhene voten e saj. Qeveria amerikane e ka terhequr ndihmen e saj per realizimin e ketij projekti si mendoni se do te ndikoje kjo ne realizimin e projektit
Padyshim qe eshte nje sinjal jashtezakonisht i keq pasi humbjen drejtperdrejte e peson sistemi i drejtesise. Kur them sistemi i drejtesise e kam fjalen per te gjitha subjektet qe jane te interesuara per zbatimin e drejtesise per venien ne jete te drejtesise.
Ne rastin konkret te miratimin dhe ngritja e Gjykatave administrative i intereson me se shumti komunitetit te biznesit.
Deri me tani gjykatat kane pasur nje ndihme te drejtperdrejte qe ka te beje kryesisht me trajnimet e gjyqtareve qe sipas dhomave perkatese ne gjykatat e rretheve gjyqesore shqyrtojne ceshtjet gjyqesore administrative nje trajnim qe nepermjet ketij fondi qe ishte parashikuar do te vazhdonte dhe do te shkonte akoma me ne detaje ne ndihme te mire funksionit te gjykatave. Po ashtu u be e pamundur me tej implementimi i te gjitha elementeve te projektit per gjykatat administrative.
Gjithsesi une do te vazhdoja te shpresoja edhe pas thirrjes qe kryeministrit dhe kryetari i mazhorances i ka drejtuar opozites per te reflektuar ne ditet ne vijim per ta votuar kete ligj.
Le te supozojme se ne nje te ardhme te afert opozita do ta votoj ligjin e gjykatave administrative a i kemi mundesite fondet per ti ngritur konkretisht keto gjykata
Une besoj se mund te gjenden format e levrimit te mbeshtetjes financiare per kete projekt por hapi i pare kryesor do te jete miratimi i ligjit pasi vetem permes nje baze ligjore te miratuar nga parlamenti mund te miratohet me pas cdo plan veprimi qe ka lidhje me kete ligj qe nga infrastruktura qe nga struktura e gjykatave tek trajnimet e gjyqtareve tek implementimi i projektit per sistemin e menaxhimit te dosjeve administrative.
Pra une besoj se rruga eshte e hapur me se pari duhet te kalohet ligji dhe une besoj qe nuk ka asnje arsye as juridike as politike e cila ta justifikoj kete qendrim bllokues nga ana e opozites.