Vendimi i PE i bazuar ne permbushjen e kritereve

Ministri i Brendshem Lulzim Basha takon homologun e Bosnje-Hercegovines Sadik Ahmetovic
Ministri i Brendshem Lulzim Basha u shpreh dje se vendimi i dhene nga Parlamenti Europian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare dhe ata boshnjake eshte nje vendim i bazuar mbi performancen e dy vendeve ne permbushjen e kritereve te udherrefyesit per liberalizimin e vizave me vendet e BE-se.
Nje dite pas vendimit historik te Parlamentit Europian cili me shumice votoi te enjten ne Bruksel Rezoluten per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje ndash Hercegovinen ministri Basha priti ne nje takim homologun e tij boshnjak Sadik Ahmetovic ku vec te tjerash diskutuan per progresin qe dy vendeve kane bere ne plotesimin e kritereve per heqjen e vizave.
Pas takimit ministrat e Brendshem te dy vendeve dhane nje konference te perbashket per shtyp ku vleresuan se cdo hap i ndermarre dhe cdo reforme e zbatuar per permbushjen e kritereve eshte certifikuar nga ekspertet e BE-se qe sipas ministrit Basha kane mundur te bindin organet vendimmarrese te BE-se se Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina jane te pergatitura per kete proces historic levizja e lire ne zonen lsquoSchengen.
Basha tha gjithashtu se ne takimin me homologun e tij diskutuan edhe per fushaten e informacionit ne Shqiperi dhe Bosnje Hercegovine e cila sipas tij ka nisur prej kohesh ne te dy vendet.
Fakti qe heqja e vizave per dy dikasteret tona do te thote me shume pergjegjesi masat qe kemi marre per ti dale ne krye kesaj pergjegjesie konsistojne ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit kontrollit te integruar te kufijve apo riintegrimit te te rikthyerve si dhe rikthimit pa asnje hezitim te cdo qytetari qe dhunon termat e qendrimit ne kushtet e levizjes se lire u shpreh nder te tjera Basha.
Nje tjeter ceshtje per te cilat ministrat e Brendshem te dy vendeve rane dakord ishte edhe mundesia e levizjes se qytetareve te dy vendeve ne territoret e njeri tjetrit vetem me kartat e identitetit.
Ne kuader te levizjes se lire ne vendet e Ballkanit Basha tha se do ti propozojme qeverive te dy vendeve qe qytetaret shqiptare dhe ata boshnjake te mund te levizin ne territoret e njeri-tjetrit vetem me kartat e identitetit.