Imami, Sekretar i Përgjithshëm, Majlinda Bregu nënkryetare e PD-së dhe Olldashi si qen i rrahur para Berishës
Rezultati i zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike dihej dhe nuk pritej ndonjë surprizë.
Por tani ka nisur kurioziteti se kush do jenë emrat që do futen në ekipin e Bashës.
Gazeta Dita është e para që guxon të artikulojë disa prej tyre.
Sipas kësaj të përditshme, Arben Imami mund të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, kurse Majlinda Bregu do jetë nënkryetare.
Gazeta shkruan se Olldashi nuk do e kontestojë rezultatin pasi një burim i ka thënë se ai është si qen i rrahur përpara Berishës.
Por çarja në PD nuk do ketë shans që të mbyllet.
Listat problematike do të përdoren edhe për zgjedhjen e kryetarëve të degëve. Ata që nuk kanë gjetur emrat në listë me shumë gjasë do largohen, ndërkohë që një derë e hapur për ta mund të jetë Fryma e Re Demokratike./ep