Basha takon Berishën në kryeministri pas shpalljes fitues
Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar paraardhësin e tij, Sali Berisha, në ambientet e kryeministrisë.
Basha, që bëri një fushatë të mefshtë, pa asnjë kritikë për zgjedhjet e humbura, do jetë i detyruar që të bëjë analizën për zgjedhjet e 23 qershorit.
Kryeministri Sali Berisha është shprehur i lumtur me fitoren e Bashës, duke e shprehur këtë me anë të një postimi në Facebook.
Basha pritej të zgjidhej kryetar i PD-së për shkak se njihet si i preferuari i Berishës./ep