E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria ka bërë hapa gjigandë vitet e fundit – Përpara!”

05-02-2013 / Gazeta 55

Ministri Imami në Asamblenë e 58-të të NATO-s mbi Kolegjin e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami mban sot një fjalë në Asamblenë e 58-të të Aleancës së Atlantikut mbi kolegjin e mbrojtjes në NATO në Romë. Këtë lajm ai e ka ndarë ehde me ndjekësit e tij në “Facebook”.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ministri Imami ka deklarua se “Shqipëria ka bërë hapa gjigandë vitet e fundit, e gjithmonë ndiej një kënaqësi të veçante kur marr pjesë si i ftuar nderi, për të mbajtur fjalën e rastit. Ne ishim dhe do vazhdojmë të jemi ndryshimi. Përpara!”. 
Ndërkohë një dy ditë më parë Arben Imami, në cilësinë politike të kryetarit të Grupit të Punës për qarkun e Elbasanit ka zhvilluar një sërë takimesh me lidhjen e Gruas dhe forumin Rinor të PD në Elbasan. 
Në selinë e Partisë Demokratike, Elbasan, ministri Imami ka zhvilluar një takim me drejtues dhe anëtarë të lidhjes së Gruas Demokratike të këtij qyteti.
“I kërkova atyre më shumë respekt, një bashkëpunim sa më të madh me sa më shumë gra”, deklaroi Imami. Sipas tij , gruaja luan një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri, madje janë më të fortë se burrat, pasi janë ato që mbajnë peshën e familjes. “PD ofron forcimin e një strukturë të çlirët për gratë, në një kohë ku, Edi Rama, është shembulli i nënshtrimit të figurës së gruas”, theksoi Imami.
Ndërsa në një tjetër takim me të rinjtë e qytetit të Elbasanit, ministri Imami vuri në dukje se, “sot jemi të lirë dhe kjo është thelbësorja për Partinë Demokratike, sepse nëse moshat e reja na mbështesin do të thotë që e ardhmja flet për ne. Rinia shqiptare, po orientohet ndaj vlerave të Partisë Demokratike, kjo tregon se edhe shoqëria ecën drejt këtyre vlerave”.
Më pas Imami të rinjve që frekuentonin universitetet, u përcolla një mesazh. “Dija, është e vetmja kënaqësi në jetë që nuk shteret deri ditën e fundit të jetës”, përfundoi Imami.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›