“Të votohen tre ligjet, çdo dështim ka kosto të rënda për vendin”

Deputeti socialist Arben Malaj reagon për vizitën e Komisionerit Stefan Fyle në Tiranë
Arben Malaj, deputeti i Partisë Socialiste, duke vlerësuar vizitën e Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle, deklaron se “suksesi apo dështimi i kësaj vizite nuk është suksesi apo dështimi i Komisionerit të Zgjerimit Fyle, por suksesi apo dështimi i politikës shqiptare në raport me sfidat e vendit tonë”.
Në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, deputeti Malaj theksoi se propozimet e PS për përmirësimet në ligjet përkatëse dhe rregulloren e Parlamentit, si edhe hyrja në fuqi e këtyre ligjeve në janar të vitit 2014 mund të jenë kontribuuese drejt një zgjidhje.
“Çdo dështim i ripërsëritur i politikes shqiptare edhe pas kësaj vizite, mund te ketë kosto me te renda dhe afatgjata mbi zhvillimet politike dhe sfidat sociale. Duhet ta përdorim në maksimum këtë mundësi të re për të gjetur nwje zgjidhje e cila e nxjerr procesin e integrimit nga dështimet e tij të përsëritura. Suksesi apo dështimi i kësaj vizite nuk është suksesi apo dështimi i Komisionerit të Zgjerimit Fyle, por suksesi apo dështimi i politikes shqiptare ne raport me sfidat e vendit tone”, shkruan Malaj.
Sipas tij, të gjitha partitë politike gjatë kësaj vizite duhet të fokusohen tek opsioni i zgjidhjes.
“Mazhoranca duhet të kuptojë se bllokimi i këtij procesi u rëndon të gjithë shqiptarëve. Mbi dështimet nuk ka të fituar, por vetëm të humbur. Kërkesat e opozitës për funksionimin e shtetit ligjor janë të drejta dhe mbajnë parasysh situatën e përkeqësuar”, shkruan deputeti socialist.