Kryemadhi, kryetare e LGI Levizjes se Gruas per Integrim Qamil Xhani
Monika Kryemadhi do te jete Kryetare e Levizjes se Gruas per Integrim per Tiranen. Konventa e zhvilluar ne kryeqytet ka shpallur dje fituese Kryemadhin, duke marre 538 vota. Kryemadhi ishte ne gare per kete post me nje tjeter perfaqesuese te strukturave te LSI-se, Eris Zaimi, e cila ka arritur te marre 59 vota. Ne votim moren pjese 600 anetare qe jane pjese e 11 njesive bashkiake te kryeqytetit. Zgjedhja e drejtuesve te rinj per kete forum te LSI-se pritet te intensifikoje dhe aktivitetet. Ne fjalen e saj konventen e zhvilluar dy dite me pare, Kryemadhi theksoi se ky forum do te kete nje angazhim edhe me te madh ne funksion jo thjesht te LSI-se, por te gjitha kauzave te grave dhe vajzave ne vend. Kryemadhi u shpreh se LGI e Tiranes eshte dega me e rendesishme e forumit per shkak te peshes elektorale, por edhe per shkak te rendesise qe ka perfaqesimi i grave ne vendimmarrje. "LGI eshte jete nje faktor shume i rendesishem per modernizimin e LSI-se dhe do te jete nje faktor shume bashkepunues me te gjitha levizjet e grave ne vend per te ndikuar me tej ne emancipimin e te gjithe shoqerise sone dhe ne europianizimin e vendit tone", u shpreh Kryemadhi duke theksuar se ky forum nuk perfaqeson vetem anetaret e LSI-se por gjithe grate ne vend. Pas zgjedhjes per kreun e LGI-se, ne Levizjen Socialiste per Integrim do te behen zgjedhjet edhe per forumet e tjera drejtues. Keshtu pritet te zhvillohen zgjedhjet per drejtuesin e ri te Levizjes Rinore per Integrim, i cili cilesohet si nje nga me te rendesishmit e kesaj force politike. Nderkohe qe gare do te kete dhe per kreun e partise. Kreu aktual, Ilir Meta, ka deklaruar se pas zgjedhjeve vendore, ku kjo force politike mori nje numer te konsiderueshem votash, ndjehet me i motivuar per te kandiduar per nje tjeter mandat ne krye te kesaj force politike. Po ashtu zgjedhje do te zhvillohen dhe ne te gjitha deget e Levizjes Socialiste per Integrim ne vend. Fushata brenda strukturave te kesaj force politike eshte bazuar ne perzgjedhjen e kandidaturave nga anetaret e forumeve dhe me pas hedhja ne votim e tyre. Kreu i LSI-se, Ilir Meta, e ka cilesuar fazen e zgjedhjeve brenda partise si momentin e pergatitjes per zgjedhjet e ardhshme. Ne perfundim te kesaj faze, LSI-ja do te jete gati per strategjine elektorale dhe per programin, me te cilin do te prezantohet ne zgjedhjet ardhshme.