E Diel, 1 Nëntor 2026

Alolli: Partia e Topit, shqiptaret urrejne mosmirenjohesit Eva Gjura

Deputetja e Partise Demokratike, Ledina Alolli, ne nje interviste per "Koha Jone" komenton zhvillimet politike me te fundit ne vend. Gjate ketij bashkebisedimi, ajo shpreh "habine" e saj ne lidhje me sjelljen bllokuese te opozites ne parlament dhe qellimin per te bllokuar cdo projektligj ne momentin e votimit, nderkohe qe ne diskutimet e tyre ne komisionet parlamentare, opozita eshte krejt tjeter eshte bashkepunuese. Ne lidhje me krijimin e dy partive te reja, deputetja demokrate thekson se faktin se PD-ja ka shqetesohet per krijimin tyre, pasi ne 20 vite pluralizem, ka treguar se ka mbeshtetje elektorale dhe mbeshtetje te padiskutueshme. Deputetja e PD-se thekson se shqiptaret nuk kane pse te shqetesohen nga pasthirrma te dala kohe, te cilat dalin dhe ulerasin per te mbledhur ndonje vote.

- Kryetari i PS, Rama ka, deklaruar se pergjegjesia kryesore per ngecjen e procesit te integrimit eshte e mazhorances, pasi opozita ka krijuar te gjitha hapesirat per kompromis ne Kuvend. Keni ndonje koment per kete deklarate. Mazhoranca eshte bllokuesja e integrimit te vendit?

Une jam anetare ne Komisionin e Ekonomise dhe Financave dhe e shoh cdo dite situaten mes deputeteve te pozites dhe opozites ne Parlament. Eshte nje komision qe ka nje volum pune te jashtezakonshem dhe deputetet e te dy paleve angazhohen me vullnet dhe pergjegjesi ne trajtimin e projektligjeve. Pra, dua te them se deputetet socialiste kane qene te perfshire ne propozime amendamentesh dhe te diskutimeve ligjore ne menyre koherente. Por shoh se ne seance plenare qendrimi i tyre ndryshon, madje kthehet bllokues. Konkretisht, kur vjen pika per te votuar projektligje qe kane te bejne me reforma te rendesishme per zhvillimin ekonomik te vendit, sikurse ishte privatizimi i "Albpetrolit", ata politizojne dhe kthejne nje retorike shterpe te gjitha nenet e projektligjit. Madje, ne seance plenare deputetet e opozites kane rifilluar perfshirjen e diskutimeve jashte rendit te dites gjate trajtimit te pikave te rendit te dites, pra ligjeve. Shoh dhe nje taktike jokorrekte politike nga ana e liderit socialist me organizmin e tryezave te ndryshme me gjoja grupet e interesit dhe shoqerine civile per ceshtje te ndryshme. Duke iu referuar ekonomise dhe biznesit fusha qe une kam studiuar dhe nuk jam aspak profane si shumica e atyre qe pretendojne, deputetet socialiste bashke me Ramen, tjeter filozofi shpalosin atje dhe tjeter lufte politike bejne ne Parlament. Pra, ka nje inkoherence te pakuptueshme politike dhe ne raport me elektoratin nga PS. Sigurisht qe mazhoranca i ka prioritet zbatimin e 12 rekomandimeve te BE, per marrjen e statusit, por deri me tani nga socialistet nuk eshte treguar ndonje vullnet i rendesishem pozitiv per bashkepunim. Sigurisht qe miratimi i kodeve ligjore me tri te pestat dhe votimi i pritshem i Gjykates Administrative eshte nje hap i konsiderueshem dhe une jam optimiste ne krijimin e nje klime bashkepunimi.

- Po krijohen dy parti te reja, me ish-drejtues nga e djathta, nga Topi dhe Spahiu, sa shqetesuese jane keto per PD dhe a ka frike PD se keto parti mund te sjellin percarje elektorale duke derguar ate ne opozite?

E si mund te mendosh qe ato mund te perbejne shqetesim per Partine Demokratike kur ato jane mbetje atavike te saj. Historia e ketyre 20 viteve ka treguar se PD eshte nje force e madhe politike ne vend, e cila ka nje autoritet te forte dhe te palekundur ne elektorat. Shqiptaret dine te lexojne dhe te analizojne mire mesazhet dhe arritjet e kesaj force politike. PD eshte partia qe ka firmosur histori suksesesh te panumerta per zhvillimin dhe integrimin e Shqiperise. Kjo force politike eshte partia qe ka marre me shume vota dhe besim te shqiptareve nisur edhe nga zgjedhjet e fundit lokale, pasi populli te vlereson me vote per reformat dhe vizionin qeverises, qe nje parti politike sjell ne qeverisjen e saj. Shqiptaret nuk kompleksohen as nga te ashtuquajtura simbole apo retorike patriotike dhe as nga pasthirrma te dala kohe per te mbledhur rreth vetes dhe per te perfaqesuar drejt, te pakenaqurit. Ata urrejne mosmirenjohesit qe perfaqesohen nga Presidenti ne detyre z. Topi, i cili nuk respektoi partine qe e promovoi dhe nuk kreu misionin e tij. Do te me lejoni qe ketu te perdor edhe nje shprehje qe kam nxjerre nga historiku i fjalorit politik shqiptar "karrigethyerit", te cilet, sipas mendimit tim, nuk mund ta ndalin dot vrullin triumfues te Partise Demokratike. Ne kete prizem shoh se krijimi i partickave politike te Topit apo Spahiut, do te jene si nje reshje e vrullshme shiu ne zagushine e vapes ...

- PS ka deklaruar qe te ndryshoje ligji per ish te perndjekurit politike dhe ka akuzuar mazhorancen se premtimet per demshperblimin e kesaj kategorie jane thjesht per efekte propagandistike. Cili eshte komenti juaj?

Mendoj se mazhoranca eshte plotesisht e angazhuar qe te mbeshtese kete shtrese te respektuar te shoqerise sone. Ne nuk mund te mos jemi serioze pikerisht me zemren e elektoratit tone, ata qe per 45 vjet sakrifikuan rinine, jeten, pasurine familjet e tyre per te gezuar lirine dhe demokracine. Mendoj se ne seance plenare, diskutimet e meparshme dhe ato qe do te ndodhin serish, ndajne qarte qendrimet e kunderta te te dy paleve, ato refraktare te te bijve te eterve dhe te demokrateve me aspirate europiane. Nga ana tjeter, serish kryeministri ne mbledhjen me te fundit te kabinetit rikonfirmoi se qeveria do te vazhdoje deri ne fund procesin e demshperblimit. Persekutoret dhe pasardhesit e tyre nuk mund te mbeshtesin kurrsesi me zemer dhe me vepra rehabilitimin e viktimave te persekutimit 50- vjecar.

- Ndalemi pak tek ceshtja e presidentit. Pak kohe ka mbetur nga zgjedhja e emrit te ri per Kreun e Shtetit. Kane qarkulluar shume emra nder ta dhe figura te njohura politike, por edhe jashte saj. Mendoni se presidenti duhet te jete nga radhet e politikes apo figure konsensuale dhe cili do te jete qendrimi i demokrateve?

Une mendoj se kandidatura e Presidences, gra apo burra, duhet te dale nga radhet e mazhorances, ose ne te kundert te kete nje mbeshtetje te gjere nga radhet e saj. Partia Demokratike eshte nje parti vlerash, me nje histori suksesi, pasi ishte forca e pare politike qe rrezoi komunizmin, dhe vuri themelet e shtetit ligjor demokratik. Eshte partia qe ka vene firmen ne transformimet historike te ketij vendi, si anetaresimi ne organizatat me te rendesishme nderkombetare, Shqiperia anetare e NATO-s dhe pa viza ne Europe. Ne kete kendveshtrim theksoj se PD ka nje potencial te jashtezakonshem njerezor, te denje per kandidatura per president te shqiptareve. Per sa i perket artikulimit te koheve te fundit per president konsensual, mendoj se kjo ceshtje duhet qartesuar, pasi ne fund te fund ketu behet fjale per nje gare te mirefillte politike, ku duhet te fitoje kandidati i partise qe ka mbeshtetje dhe simpati me te madhe ne publik. Dhe kur flasim ne kete drejtim, nuk mund ta trajtojme zgjedhjen e Presidentit si nje ceshtje te shoqerise civile, pasi kandidati per president votohet ne Parlament dhe ne Parlament sanksionohet vullneti i sovranit. Ne lidhje me emrat konkrete mendoj se do te jete nje proces i gjere dhe i menduar mire diskutimesh e negociatash, mes drejtuesve te partise me liderin e saj historik, kryeministrin Berisha, forumeve me te larta drejtuese te PD, e aspekte te tjera.

Sigurisht qe nje figure me integritet i presidentit te ardhshem, do te sjelle direkt impaktin te drejtuesit e institucioneve te rendesishme qe varen prej tij. Eshte shume e rendesishme qe presidenti te kryeje misionin e tij, pa u ndikuar nga interesat ngushta dhe momentale te politikes, pasi Integrimi Europian i Shqiperise kerkon institucione solide te shtetit te se drejtes. Sigurisht qe kjo ceshtje do te shqyrtohet gjeresisht dhe ne forumet e PD.

- Disa deputete te PD jane shprehur se kabineti qeverises ka nevoje per ndryshime, ndani te njejtin mendim me ta? A ka nevoje per rifreskim qeveria?

Une ju falenderoj per pyetjen e bere, por si e re ne politike kam preferuar te degjoj dhe te mesoj me teper prej saj. Ne kete parim, gjate kesaj periudhe kam vleresuar maksimalisht performancen e Qeverise Berisha dhe rezultatet e saj konkrete dhe te dukshme. Kjo qeveri ka ditur te perballoje mjaft mire krizen ekonomike financiare, qe kaploi edhe vendet me te zhvilluara. Investimet publike vazhdojne te rriten. Ato pasohen nga rritja e pagave dhe pensioneve. Por une vleresoj edhe cdo mendim te kolegeve te mi. Ato deshmojne per demokracine e brendshme te kesaj force politike dhe mendimin e lire dhe te pavarur te cdo te zgjedhuri te saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›