E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Kontrabanda e naftes nen kujdesin e vecante te Berishes

Tirane 16 mars NOA 8211 Partia Socialiste ka akuzuar sot kryeministrin Sali Berisha si personin e perfshire direkt ne kontrabanden e naftes Virgine. Deputeti i PS-se Taulant Balla tha se kreu i qeverise duhet te reagoje per perfitimet qe i ka sjelle familjes se tij ky biznes dhe nderhyrjet qe kane bere njerezit e tij ne keto afera.

Prej ditesh qytetaret shqiptare permes hetimit te Prokurorise jane njohur me nje super-kontrabande kriminale nje shperthim kusarie qe zhvillohej me dijenine e plote dhe nen kujdesin e vecante te Sali Berishes. Ne te kete afere kriminale kontrabande ashtu si ne Gerdec e te gjitha skandalet e aferat ndodhin ne kete vend na rezulton nje fakt thjeshte fajin e ka Saliu dhe vetem Saliu tha Balla.

Balla u shpreh se ne kontrabanden e naftes Vergine te kthyer ne nje krim shteteror rezultojne te perfshire shume zyrtare ish-drejtues te ARMO-s shteterore drejtues lokale te policise e deri ne drejtues te larte te policise se shtetit.

Ai shtoi se i perfshire ne kete kontrabande eshte perfshire dhe ish bodigardit te Saliut Agron Kulicaj por edhe punonjes te sistemit doganor te inspektoratit qendror teknik dhe te tatim-taksave.

Balla shtoi se ne kete aktivitet kriminal me 40 deri ne 50 mije tone nafte vergin te kontrabanduar cdo vit kane marre pjese qindra shofere dhjetera police dhjetera punonjes doganash e tatimesh.

Ky ka qene nje aktivitet qe nuk ka sjelle vetem deme financiare por ka demtuar drejtperdrejte qytetaret tek automjetet e tyre dhe ceshte me tragjikja edhe tek shendeti i tyre me ate helm qe shisnin keta kontrabandiste dhe qe perfundonte ne mushkerite tona e te femijeve tane tha Balla.

Deputeti i PS-se tha se nuk ka mundesi qe gjithe shteti te mos kete rene ne gjurmet e nje krimi te tille.

Shpjegimi eshte i thjeshte ai quhet Agron Kulicaj me profesion badigard i Saliut i mbajtur ne pune nga Lulzim Basha si zevendes drejtor i pergjithshem i policise per te fshehur pislleqet e Saliut. Asgje me mire se ky fakt nuk tregon se cfare regjimi mafioz ka ngritur Saliu tha sot Balla.

Deputeti i PS-se tha se heshtja e kryeministrit tregon se fajin per keto krime e ka vetem ai. Fol Sali Berisha tregoju shqiptareve per ndonje kompani off-shore te njerit prej te te arrestuarve ne ortakeri me nje pjesetar te familjes tende i cili del ne skene sa here dalin ne drite aktivitete mafioze e kontrabande.

Balla u shpreh se skandalet e fundit te qeverise do te bejne qe populli te mos e votoje me qeverine Berisha. Kurre me votat kurre me nje hajdut e kusar si ty Ka vetem nje rruge per te shpetuar nga ky regjim kriminal qe vjedh e pastaj te vret per te vazhduar te vjedhe. Kjo rruge eshte Partia Socialiste te cilen ti Sali do ta kesh perballe dhe e cila heret a vone do ti nxjerre perpara drejtesise te gjitha kusarite e tua dhe te familjes tende tha Balla.

a.k/NOA

Lajme te ngjashmePS Firmat e kontrabandes se naftes sponsorizuese te PDBrace Ka ardhur koha te ndeshkohet krimiBalla Debimi i romeve nga njerez te Berishes e BashesShalsi Kontrabanda e naftes pergjegjesit jane ne qeveriPS Shqiptaret nuk e votojne me kurre Saliun LidhjeAgron Kulicaj dogana hetimi nafta pasuria policia sali berisha Tatimet Taulant Balla Vergine vjedhja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›