Morali i fatkeqesive dhe dinjiteti i politikes
NgaFATBARDH KADILLI
Permbytjet e ketij viti te raportuara ne thuajse gjithe vendin por vecanerisht ato me dramatiket dhe te perseritura permbytjet ne zonen e Shkodres bejne qe cdo mendje e kthjellet dhe racionale te shtroje nje...
sere pyetjesh. Pikepyetje ngrihen natyrshem per shkaqet e ketyre fatkeqesive aq me teper qe jane te perseritura. Pikepyetje per te dalluar pjesen qe i takon natyres dhe pjesen qe i takon njeriut ne keto
fatkeqesi. Per menyren e adresimit te fatkeqesive te permbytjes nga administrata pergjegjese per emergjencat ne gjithe vertikalitetin e saj nga qendra tek vepruesi me i thjeshte ne terren. Pikepyetje per aftesite parashikuese paralajmeruese si dhe per aftesine e gatishmerise dhe reagimit te shpejte dhe ne kohe te strukturave pergjegjese per tju pergjigjur situatave te ngjashme apo edhe me te veshtira.
Pikeyetjet ngrihen edhe per efektshmerine e qeverise jo vetem ne perballjen e gjendjes se krijuar por shume me teper pikepyetje per vemendjen dhe vendosmerine e qeverise per hartimin e politikave te qarta dhe per marrjen e masave efektive per te parandaluar situata te tilla. Pikepyetje per ndikimin e politikave te administrimit te territorit dhe vleresimit te impaktit mjedisor sa te individeve aq edhe te investimeve publike.
Pikepyetje ngrihen edhe per sjelljen tone si shoqeri ne raste te ngjashme per sjelljen e qytetareve te ndodhur ne veshtiresi per aftesine e shoqerise per qendrim dhe veprim solidariteti per rolin e medias dhe ekspertizes. Te gjitha keto jane pikepyetje qe shqetesojne cdo qytetar qe ka angazhimin dhe ndjeshmerine qofte edhe me minimale per vendin dhe shoqerine te ciles i perket.
Nuk marr persiper te pergjigjem per keto pyetje madje nuk dua te jap qofte edhe veshtrimin personal per ceshtjet. Nuk marr persiper natyrisht te trajtoj as rastin e Shkodres e cila ne dy vite rrjesht perballon fatkeqesi te renda. Por shqetesimi im eshte per nje pikepyetje te vetme te cilen e ndaj nga ato qe listova me lart. shte nje pikepyetje qe ngrihet nga sjellja e politikes ne raste te tilla.
Si njeri i politikes kam detyrimin qe para se te shprehem per morine e pikepyetjeve qe lidhen me shkaqet me aftesine per perballimin e situatave te jashtezakonshme nga administrata pergjegjese per aftesine e eksperteve per te ngritur zerin dhe per te propozuar zgjidhje per aftesine e qytetareve per te vepruar me solidaritet dhe vullnetarizem per aftesine e medias dhe mjeteve te informacionit e plot te tjera pra perpara listes se gjate te pikepyetjeve duhet ti pergjigjem asaj qe ka te beje pikerisht me politiken. Kjo per dy arsye E para se politika per vete misionin e saj duhet te jete me e ndjeshme dhe me e pergjegjshme per ndikimin qe ka ne gjithe morine e pikepyetjeve dhe e dyta per te dhene nje shembull modest qe cdokush eshte mire qe para se te shprehet per punet dhe detyrat e te tjereve te beje me pare punen e vet dhe te shprehet per punen e vet.
Politika moderne shqiptare ndonese me pak vite pervoje ka nje histori te pasur me ngjarje te jashtezakonshme. Per fat te mire ngjarjet na i kane kursyer deri diku pasojat ne njerez por kane qene shumta dhe te natyrave dhe te llojeve te ndryshme. Duke lene menjane ngjarjet e fundvitit 1991 te cilat u zhvilluan ne nje sfond te ashper politik duhet te kujtojme se qe nga viti 92 kur ka ndodhur permbytja e pare e madhe qe preku kryesisht Lezhen e deri me sot nuk ka vit qe te mos jene raportuar ngjarje te jashtezakonshme dhe fatkeqesi te shkaktuara nga natyra nga njeriu apo nga veprimi i te dyjave bashke. Politika me debatin veprimin ose dhe mosveprimin e saj ka percjelle nje liste te gjate ngjarjesh te tilla permbytje rreshqitje toke termete per fat te mire te lehte autobuse qe bien dhe aksidente me te vogla shperthime municionesh shembje pallatesh njerez qe mbyten ne det.
Detyra e pare e politikes ne ngjarje te tilla eshte qe te mos beje politike. Ne nje fare menyre detyra e politikes eshte te ndaloje retoriken dhe veprimin fitimprures. Po te duam ta fisnikerojme kete sjellje duhet qe politika te vetesakrifikohet kur ka ngjarje te tilla. Por per fat te keq jo gjithnje politika ka qene e afte te vetepermbahet.
Vetem me deshiren e mire qe te shmang sa te jete e mundur berjen politike dhe polemike politike pikerisht ne nje moment fatkeqesie preferoj te mos bej krahasime mbi menyren e adresimit dhe sjelljet e politikes ne ngjarjet e meparshme fatkeqe. Po perqendrohem vetem ne sjelljen e politikes ne ngjarjen me te fundit permbytjen e Shkodres.
Qeveria duke pasur informacionet e nevojshme por me sa duket edhe duke reflektuar ndjeshmerine e pervojes se vitit te kaluar u shfaq e gjitha ne Shkoder para se opinioni te mesonte dhe mediat te benin te njohur ate qe po ndodhte. Qeveria provoi keshtu te pakten se kishte ndjenjen e pergjegjshmerise per situaten dhe angazhimin per te bere maksimumin per tiu pergjigjur problemeve qe do te sillte fatkeqesia.
Per te dhene edhe nje shenje pozitive se vemendja nuk eshte vetem tek kalimi i situates emergjente por ka nevoje per te investuar per zgjidhje te qendrushme maxhoranca propozoi nje amandament ne momentin e fundit per te shtuar ne buxhetin qe u miratua te enjten e shkuar nje fond dedikuar investimeve per rregullimin e regjimit te ujerave te pellgut te Shkodres.
Keto veprime te maxhorances qofte angazhimi per perballimin e situates qofte fondi i parashikuar natyrisht do te gjykohen sa te drejta dhe sa efektive jane kur emergjenca te kete kaluar dhe kur investimet te fillojne te realizohen. Nuk kam asnje kompleks te komentoj apo te debatoj mbi komentet por eshte me e udhes te gjykojme pasi maxhoranca dhe qeveria e saj te kene kryer detyrat e shtepise.
Nderkohe nga opozita sinjalet jane kontradiktore. Kjo eshte me e pakta qe mund te them per sjelljen e opozites ne keto dite gjithnje duke dashur te mos i kthej ne kapital politik per maxhorancen ndodhite dhe qendrimet e kesaj here. Them kontradiktore sepse qe nga dita e enjte e deri me sot kemi dy sprova me karakter krejt te ndryshem nga njera-tjetra te opozites.
Fillimisht Rama e me pas grupi i deputeteve ne seancen per buxhetin mbremjen e se enjtes e perdoren situaten e Shkodres si presion per bllokimin e buxhetit e perdoren si retorike sulmi mbi qeverine duke e shpallur apriori fajtore dhe duke kerkuar ndeshkimin me largim te qeverise. E nesermja ishte edhe me agresive dhe me iracionale ne deklarimet e politikaneve te majte ndersa e shtuna ishte krejtesisht cinike. Ne Pogradec Rama mban nje miting per ceshtjen e zgjedhjeve dhe ben thirrje per largim te qeverise kur ne Shkoder nuk dihej se si do te shkonte fati i mijera familjeve.
Pastaj me daljen e diellit te dielen opozita tenton te ndryshoje stil. Rama del me nje propozim per nje buxhet te posacem per Shkodren qe do te merrte kesaj here edhe votat e opozites. Zera edhe brenda opozites kane shfaqur rezerva per sjelljen e diteve te para. Por deklarimet behen agresive serish.
Gjithe kjo kontradikte eshte paralajmeruar ne menyren me te sinqerte nga Ruci gjate debateve te seances se te enjtes. Mes replikave te shumta ai tha se opozita nuk mund tu qendroje prane sepse kur e beme kete ne diten e fatkeqesise se Gerdecit ne opozita morem kosto politike. Ky deklarim tregon jo vetem nje kontradikte veprimesh dhe qendrimesh. Ky deklarim eshte shprehja me e plote e dilemes morale qe ka klasa politike dhe vecanerisht opozita e majte ne trajtimin e fatkeqesive. Gjithnje duke evituar vleresimet per fatkeqesi te se shkuares dhe kjo jo per ndonje kompleks nga sjellja e PD-se por thjesht per ti sherbyer shikimit nga e ardhmja vetem ne dy javet e fundit ne dy seancat e fundit parlamentare ato dedikuar buxhetit opozita e majte ka perdorur fatkeqesite pastertisht dhe ne menyre shume cinike per kapital politik. Fatkeqesia e autobusit e Sukthit dhe permbytja e Shkodres u keqperdoren.
Fatkeqesi si ajo e autobusit e si ajo e Sukthit ndodhin kudo por askund ne boten e qyteteruar politikanet nuk i shfrytezojne ne kete menyre. Permbytjet kane ndodhur ne gjithe Ballkanin. Ne vendin fqinj Mali i Zi u bllokua rruga kryesore ne vend ajo qe lidh dy pjeset e tij ate adriatike dhe ate te brendshme por edhe pse opozita ka edhe karakter nacional proserb nuk u ngrit te kerkonte largim qeverie dhe nuk shpalli fajtor apriori. Ne Serbi dhe ne Bosnje permbytjet cuan ne evakuim te mira familjeve por perseri nuk ka asnje shenje te shfrytezimit politik te ngjarjeve. Ne Europe permbytjet aksidentet djegiet izolimet nga moti jane fenomen i pervitshem por askush nuk kerkon rrezimin e qeverise ne protesta. Perkundrazi vlerat perendimore te cilat perpiqemi ti bejme udherrefyese ne shoqerine tone mendesia e sjelljes dhe angazhimit te shtetit perendimor kane si nje nga shtyllat me kryesore ku mbeshteten solidaritetin njerezor. shte ky solidaritet qe ben qe se pari te mobilizohen gjithe energjite per te perballuar situatat humanitare per te evituar demet qe sjellin fatkeqesite. shte ky moral qe e shtrengon politiken qe edhe perkunder interesit imediat te heshte kurdohere qe ka fatkeqesi te pakten per sa kohe je ne fatkeqesi.
Dilema e opozites mes etjes per perfitim politik dhe respektimit te moralit te solidaritetit duket se u dominua nga cinizmi politik. Por zerat qe kerkojne respekt te moralit per fatkeqesite qe kerkojne shfaqjen e solidaritetit - tiparit ndoshta me dinjitoz te humanizmit zerat e arsyes duhet te therrasin edhe me fort qe politika te mesoje te vetepermbahet qe te mesoje te vetesakrifikoje qe te mesoje te respektoje tek e fundit misionin e saj - sherbimin ndaj njerezve.
Thirrja per respektim te kodit moral qe i drejtohet sot opozites se majte nuk eshte thjesht per te shpetuar maxhorancen nuk eshte thirje per te qene te kendshem apo per tu dukur te sjellshem. Jo thirja per respektim te kodit moral te fatkeqesise eshte thirrje per te qene dinjitoze.