Imami dhe Meta ne Polican: Demontimi, proces i sigurt
Uzina e Policanit parashikohet te demontoje mbi 15 mije tone municione luftarake, vetem per kete vit. Keshtu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Arben Imami gjate inspektimit bashke me ministrin e Jashtem, Ilir Meta ne uzinen mekanike te Policanit. "Ne muajin e kaluar jane demontuar 1740 ton municione te teperta. Vitin e kaluar kemi shkaterruar rreth 6 mije ndersa ne total kete vit do ti kalojme mbi 15 mije ton. Ne kete pikepamje eshte e rendesishme politikisht qe Shqiperia po kryen nje nga proceset kryesore themelore per tu shkeputur nga e shkuara e saj" theksoi ministri Imami. Ndersa ministri Meta e ka quajtur kete proces nje shembull te shkelqyer qe Shqiperia po i jep rajonit, duke permendur edhe samitin e Sarajeves. "Mesazhi eshte se Shqiperia, do te jete ne nje te ardhme te afert, anetare e Bashkimit Europian dhe njekohesisht mesazhi me evident dhe i prekshem dhe ne deklaraten finale eshte mbeshtetja unanime qe vendet e BE i dhane propozimit te Komisionit Europian per heqjen e vizave", u shpreh ministri Meta. Me pas 2 ministrat vijuan vizitat ne poligonet e demontimit te armeve dhe municioneve per t'u njohur me nga afer me procesin, ku vetem pak kohe me pare u instalua impianti i sharrave per demontimin e predhave.