E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami egjiptian kritikon Papën


Imami i madh i Al Azhar, sheiku Ahmed El Tyeb, një nga figurat më me shumë influencë në botën muslimane, ka kritikuar deklaratën e Papa Benedikti XVI për mbrojtjen e të krishterëve.
Imami El Tyeb e ka cilësuar deklaratën e Atit të Shenjtë si një ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të Egjiptit.

“Përse Papa nuk kërkoi mbrojtjen e muslimanëve gjatë periudhës kur ata masakroheshin në Irak? Ky është një pikëvështrim krejt i gabuar për myslimanët dhe të krishterët që rrezikojnë jetën e tyre në të gjithë botën”, ka deklaruar për mediat egjiptiane, imami El Tyeb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›