E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami-eku Shqiperia ze i fuqishem per Kosoven dhe integrimin e saj ne NATO

Agim Ceku Arben Imami

Tirane 25 mars 2011 NOA- Ministri i Mbrojtjes i Shqiperise Arben Imami priti sot ne takim Ministrin e Forcave te Sigurise se Kosoves Agim eku.

Dy ministrat gjate takimit diskutuan lidhur me mbeshtetjen qe Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura Shqiptare i kane dhene dhe po i japin ne vazhdimesi Forcave te Sigurise se Kosoves me qellim integrimin e tyre ne strukturat euroatlantike.

Me tej ata shkembyen mendime ne lidhje me ecurine e vazhdueshme dhe kontributin qe Shqiperia po i jep Kosoves si nje shtet i lire sovran dhe i pavarur.

Vullneti dhe gatishmeria e te dyja paleve per kete bashkepunim ka qene ne nivel mjaft te larte dhe se bashku me ministrin eku arritem ne konkluzionin se keto perpjekje do te jene perpjekje akoma me profesionale akoma me mire te planizuara dhe per kete menduam qe te ngreme nje grup pune se bashku per te identifikuar qofte nevojat qofte edhe kapacitetet qe ne ofrojme u shpreh Imami.

Me tej ministri i Mbrojtjes hodhi idene e shkembimit te eksperiencave nepermjet trajnimeve dypaleshe ne dikasteret perkatese.

Mendojme qe gjate vitit disa oficer ushtarake qofte edhe specialist te Ministrise te vijne  ketu tek ne ashtu sikurse ne te dergojme perfaqesuesit tane atje. Meqenese te dyja ministrite tona jane ne procesin e rishikimit te strategjise se mbrojtjes nje nga ceshtjet me te rendesishme qe ne se bashku diskutuam eshte ceshtja e integrimeve te Kosoves ne vecanti edhe te atyre integrimeve qe lidhen me Ministrite qe ne mbulojme u shpreh ministri Imami.

Ai shprehu gjithashtu mbeshtetjen per afrimin e Kosoves ne organizmat rajonale te sigurise fillimisht me statusin e vezhguesit e me pas me te drejta te plota ne keto organizma.

Me tej Imami ofroi gjithashtu mundesine e perfshirjes se personelit te FSK ne stervitjet e ndryshme qe zhvillojne strukturat e FA-se si dhe dhenien e eksperiences ne fushen e trajnimit dhe te stervitjes se strukturave elitare te FA si Batalioni Komando Batalioni Special etj.

Nga ana e tij ministri eku falenderoi Ministrin Imami per mbeshtetjen e dhene ne trajnimin e nje numri te konsiderueshem ushtarakesh te FSK ne Institucionet Arsimore Ushtarake.

Tema e bisedimeve ishte qe tani Shqiperia te ndihmoje te asistoje Kosoven  qe ne procese integruese qofte ne NATO qofte ne iniciativat dhe projektet rajonale te mbrojtjes dhe te sigurise. Shqiperia tani eshte anetare e plotfuqishme e NATO-s eshte anetare e te gjitha iniciativave rajonale te mbrojtjes se Sigurise dhe ne fillimisht duhet te perfitojme nga pervoja e tyre ne keto procese ne keto integrime u shpreh eku.

Me tej ai vleresoi faktin qe ministri Imami siguroi qe Shqiperia do te jete nje ze i fuqishem per  perfshirjen e Kosoves edhe ne partneritet per paqe per tu integruar ne NATO qe edhe Kosova te kontribuoje ne ndertimin e paqes sigurise dhe bashkepunimit ne rajon.

Me tej ai shtoi se Ne u zotuam qe do te punojme qe ne te ardhmen e afert perfaqesuesit e dy forcave tona te marrin pjese se bashku ne operacionet paqeruajtese ne ndihme te ruajtjes se paqes kudo ne bote.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeBerisha Shqiperia do mbeshtese pa kufij integrimin e Kosoves Thaci 12 vjet pas bombardimeve Kosova sovrane aspiron integrimin ne NATO e BEBerisha-Ivanov Do perfundojme ne 18 muaj rrugen Tirane-Elbasan Mbahet sot ne Tirane simpoziumi vjetor i Politikes Berthamore te NATO-sNishani-MC Nally Reforma ne drejtesi ceshtje kombetare Lidhjeafirmimi Agim eku arben imami integrimi mbeshtetje Kosoves Ministri i Forcave te Sigurise se Kosoves Minstri i Mbrojtjes nato strukturat euroatlantike takim

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›