Haxhinasto- MC Nally Shqiptaret mbeshtetje ne sfidat dhe sigurine globale

Edmond Haxhinasto gjate takimit me Lordin MC Nally
Tirane 25 mars 2011 NOA- Ne vijim te takimeve te tij Ministri i Shtetit per Drejtesine ne Mbreterine e Bashkuar Lordi MC Nally takoi edhe zevendeskryeministrin dhe Ministrin e Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto.
Gjate bisedes ministri MC Nally vleresoi partneritetin me Mbreterine e Bashkuar si vende anetare te NATO-s si dhe mbeshtetjen qe qeveria dhe populli shqiptar ka dhene vazhdimisht ne sfidat per sigurine globale ne Afganistan dhe aktualisht ne Libi.
Nderkaq ai vleresoi me tej edhe potencialet e Shqiperise per zhvillimin ekonomik dhe siguroi per mbeshtetjen e vazhdueshme te qeverise britanike.
Haxhinasto nga ana e tij i shprehu Lordit britanik vleresimin per mbeshtetjen e qeverise se Mbreterise se Bashkuar ne ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve demokratike ne Shqiperi vecanerisht ne fushen e drejtesise dhe te sigurise.
Me tej Haxhinasto parashtroi edhe njehere kerkesen per liberalizimin e regjimit te vizave te Shqiperise me Mbreterine se Bashkuar per te cilen ministri MC Nally shprehu mbeshtetjen dhe vemendjen maksimale.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeNishani-MC Nally Reforma ne drejtesi ceshtje kombetareRama- MC Nally Prokuroria hallka me e rendesishme e zbatimit te ligjitAlgjeria dhe Kuvajti mbeshtesin sulmin ndaj GheddafitThaci Mbeshtesim sulmet mbi Libi Kosova e ka provuar rendesine e nderhyrjesHaxhinasto-Krasniqi Autostrada e Kombit garanton me shume bashkepunim LidhjeAfganistan edmond haxhinasto liberalizimi i vizave Libi Lordi MC Nally mbeshtetje potencialet e Shqiperise qeveria britanike takim vleresim