E Diel, 1 Nëntor 2026

Lulzim Basha fjalimi i plote ne shpalljen e kandidatures

Ajo qe do bej per Tiranen

Nga Lulzim Basha

Kete mbremje vij para jush si nje djale i ketij qyteti. Une jam femija i pare i dy prinderve te perkushtuar dhe te mrekullueshem. Ata me rriten mua dhe vellain tim mes veshtiresish dhe rropatjesh te panumerta. Ata na falen gjithe dashurine e tyre duke sakrifikuar gjithcka nga vetja. Edhe pse kohet ishin te veshtira ata ja dolen te na sigurojne nje femijeri te embel plot me kujtime te lumtura. Sepse per ta ne femijet e tyre ishim gjithmone te paret.

Une u rrita ne ate Tirane duke enderruar se si mund te behej ajo nje dite Si mund te shnderrohej ne nje qytet me me shume qyteterim me me shume drita te verteta. Nje qytet qe te rrezatonte me shume ngrohtesi dhe me shume gezim per banoret e tij.

20 vjet me pare ne shqiptaret e rrezuam tavanin e hekurt qe ndrynte endrrat tona qe mbyste shpresat tona dhe qe burgoste mendjet dhe trupat tane. Ne keto 20 vjet e kemi pare si qyteti yne u rrit ndryshoi dhe u zmadhua.

Por sot kur une dhe Aurela shohim qytetin ku jetojme bashke me vajzen tone Dafina ashtu si shumekush nuk jam i kenaqur. Sepse ne te gjithe kerkojme dhe po ashtu meritojme me shume nga ky qytet nga kjo shtepi e madhe e perbashket.

Tirana jone dhe njerezit e saj perballen me probleme reale dhe te perditshme probleme te cilat nuk mund te zgjidhen as me gjuhe te eger as me protesta te dhunshme dhe as me beteja politike por vetem me shume pune vizion krijues dhe duke u bashkuar te gjithe si qytetare.

Sepse ky qytet ka nevoje per nje ajer te ri te fresket te ndryshem te paster dhe me te gezueshem. Nje ajer te ri ku humanja njerezorja te jete shume me e pranishme. Nje ajer te ri qe do ta beje qytetin me mikprites me bujar dhe me te dashur per banoret e tij femijet prinderit gjysherit tane

Realiteti i sotem eshte perhere e me rraskapites per banoret e Tiranes. Vendet e punes jane te pakta cmimet e strehimit te larta bllokimet e trafikut te perhershme ndotja e gjithepranishme parqet dhe lulishtet te pamjaftueshme shkollat te mbingarkuara taksat bashkiake teper te larta dhe korrupsioni mjaft i perhapur.
Mund te cirremi sa te duam para ketyre sfidave. Mund ti tundim grushtat ne ere sa te duam para ketyre problemeve. Mund te bejme sikur i mbulojme ato duke u kaluar persiper nje dore boje. Por asnje nga keto nuk i zgjidh problemet e qytetit tone

Klithja e slloganeve politike nuk hap asnje vend te ri pune dhe kesisoj nuk ulet dot dot cmimi qofte edhe i nje buke te vetme. Betejat politike nuk na e shkurtojne kohen e kthimit ne shtepi nuk e cajne dot trafikun kaotik pas nje dite te lodhshme pune. As nuk ndertojne dot qofte edhe nje park te vetem lojrash per femijet tane. As gjuha e eger dhe as bemat e dhunshme nuk do ta shnderrojne Tiranen ne nje qytet me te mire per femijet e mi dhe femijet tuaj. Asnje nga keto nuk i ndihmon njerezit te permbushin shpresat e tyre.

Jo. Qytetaret e Tiranes presin me shume se britma indinjate dhe beteja politike. Problemet e qytetit jane teper te medha sfidat e tyre teper urgjente dhe bastet per te ardhmen tone teper te larta per te lejuar teatrin politik te radhes te vazhdoje te shfryje plot mllef dhe hipokrizi.

Sot eshte koha per t u ndare nga keto shfaqje njehere e mire. shte koha per tju perveshur punes per te vene Tiranen te paren njerezit te paret.
Por cfare mund te beje nje kryebashkiak per punesimin dhe cmimet nese nuk rropatet nate e dite per kete problem Nese nuk ben te vetin edhe problemet e te tjereve Nese nuk e ndjen deri ne palce pergjegjesine e kesaj detyre Asgje. Kete e degjuam dhe mbreme nga Kryetari aktual i Bashkise i cili tha se ka te tjera plane dhe preokupime ne keto kohe do qe te kape karrigen e kryeministrit.

Ka dy lloj njerzish ata qe marrin seriozisht vetem veten e tyre dhe ata qe i marrin seriozisht detyrimet e tyre. Une u rrita u shkollova dhe cava ne jete fale kesaj te dytes. Eshte e vetmja rruge qe njoh. Eshte e vetmja rruge qe mesova nga prinderit e mij dhe ky qytet.

Sepse sipas meje sekreti eshte dashuria. Ne ndjejme dhe e kuptojme njeri 8211 tjetrin permes dashurise. Dashuria eshte elementi me thelbesor per cdo njeri ndricimi me rrezatues dhe forca me e madhe e afte te kaperceje gjithcka tjeter. Prandaj e di se te githe se bashku me dashurine per femijet tane per prinderit tane me dashurine per kete qytet dhe njeri 8211 tjetrin nuk ka gje qe nuk mund te arrijme.

Prandaj sot nuk vij para jush per tju ndare ne nje beteje tjeter politike. Perkundrazi ju ftoj sonte nga kjo foltore te bashkohemi per ta vene Tiranen te paren per te ndertuar se bashku te ardhmen europiane te ketij qyteti.

Sepse betejat e verteta ne kete qytet nuk zhvillohen ne teatrin politik te radhes. Ato zhvillohen ne cdo familje dhe ne cdo shtepi Tirane. Ne cdo rruge dhe ne cdo lagje te saj. Ne jeten e cdo banori te saj.

Keto jane betejat e verteta. Betejat e njerezve te ketij qyteti. Betejat per nje jete me te mire. Betejat me papunsine dhe cmimet e larta. Betejat per me shume shkolla dhe shkolla me te medha e me te mira. Betejat kunder pamundesive te perditshme. Betejat per mundesi.

Betejat tuaja te perditshme do jene te vetmet beteja per mua.

Une sot i futem sfides per ta kthyer qytetin tone ne qytetin e mundesive. Mundesive per punesim dhe jete me te mire. Mundesive per rruge sheshe parqe kende lojrash ajer te paster trafik normal transport publik arsim kulture dhe sport.

Dhe per kete qytetit i duhet nje kryebashkiak per te cilin E para eshte Tirana te paret jeni ju

E di se cdo politikan mund te premtoje gjera shpesh te bukura por te pamundura por ajo per te cilen ka nevoje ky qytet eshte nje njeri qe ti futet punes dhe tja dale asaj ne krye.

Ne te folur njerezit mund te jene njelloj por veprat e tregojne ndryshimin midis tyre. Ne 6 vjet ne sherbim te publikut une kam folur me vepra dhe jo vetem me fjale. Kam mbajtur cdo premtim qe kam dhene kam permbushur cdo angazhim qe kam marre.

Une dua dhe di te punoj per Tiranen Une do te punoj per ju per te gjithe ju sepse per mua Ju jeni te paret Tirana eshte e para.

Une do punoj per te luftuar cmimet e larta ne kete qytet. Akti im i pare do jete krijimi i nje Agjensie Bashkiake te Mbrojtjes se Konsumatorit qe do kete detyre paresore inspektimin raportimin dhe turperimin publik te cdokujt qe spekullon me cmimet ne Tirane nga buka dhe karburanti tek strehimi dhe sherbimet.

Mbrojtja e konsumatorit nga cmimet abuzive dhe mallrat jocilesore si dhe mbrojtja e bizneseve nga konkurrenca e pandershme do te jete nje angazhim i plote i Bashkise.

Konkurenca e ndershme eshte celesi i tregut te lire cmimeve te uleta dhe mundesive me te medha. Te gjithe nivelet e qeverisjes duhet te luajne rolin e tyre duke filluar nga Bashkia. Bashkia gjithashtu do te punoje per permiresimin e infrastrukutres per te ulur koston e transportit qe lidhet me mallrat dhe sherbimet ne menyre qe keto kursime ti kalojne konsumatorit.

Akti im i dyte si Kryebashkiak do te jete krijimi i TaskForces per Punesimin. Ne qytetin tone njerezit e kualifikuar nuk mund te gjejne vende pune dhe shpesh bizneset nuk mund te gjejne njerez te kualifikuar. Ngerci i zhvillimit ekonomik qe ka mberthyer Tiranen ne keto vitet e fundit ka nxjerre ne pah problemin e punesimit dhe te papunesise. Potenciali ekonomik i qytetit te Tiranes dhe ai i punenxenies jane dobesuar ndjeshem keto 3-4 vitet e fundit. Nderkohe qe popullsia e qytetit vazhdon te rritet. Dhe do te rritet edhe ne te ardhmen.

Ne themel te arsyes qendron performanca e dobet e Bashkise ne te gjitha drejtimet.

Rritja e kostove dhe pasigurise mbi bizneset si rezultat i politikave te gabuara te Bashkise te tilla si rritja shumefish e barres fiskale lokale shtimi i kostos se burokracise bashkiake zhvillimi territorial pa plan dhe kaotik mos-angazhimi i Bashkise ne krijimin e lehtesirave per biznesin shqiptar apo te huaj e deri tek radikalizmi dhe konfliktualiteti i larte kane shkaktuar frenimin e investimeve private shqiptare e te huaja e per pasoje edhe frenimin e mundesive per punesim e vetepunesim.

Une do te punoj fort per kete. Bashkia do te angazhohet ne zbatimin e politikave direkte per nxitjen e punesimit dhe reduktimin e papunesise permes ngritjes se nje sistemi bashkiak te informacionit mbi tregun e punes lehtesimit te kontakteve mes punedhenesve dhe punemarresve afrimin e shkolles dhe universiteteve me biznesin hapjen e mundesive per praktika mesimore prane Bashkise dhe gjithe rrjetit institucional apo partnereve private te saj si dhe permes trajnimit profesional. Per kete qellim Bashkia do te punoje ngushte me komunitetin e biznesit shkollat universitetet median shoqerine civile si dhe me strukturat e specializuara te qeverise dhe bashkive e komunave fqinje.

Shume te rinj qe mbarojne studimet e kane te veshtire te gjejne nje pune ne profesionin e tyre. Bashkia do ti ndihmoje keta te rinj duke financuar nje program stazhi qe do ti afroje ata me sektorin privat dhe do ti pajise me pervoje pune ne profesionin e tyre. 70 e atyre qe kryejne stazhe te tilla iu ofrohet punesim i perhershem ne sektorin privat dhe ne e kemi per detyre te bejme gjithshka per punesimin e brezit te ri.

Por kjo nuk mjafton. Ne do te krijojme me shume vende pune dhe punesim me paga me te mira. Sot Bashkia nuk ben asgje per punesimin. Dhe ndonese Bashkia nuk mund te beje gjithcka per punesimin ajo mund te beje dicka dhe me mjaft rendesi. Misioni im eshte hapja e 30 mije vendeve te punes ne dy vitet e ardhshme. Vetem unaza e madhe dhe projektet e tjera te nenkalimeve dhe parkingjeve nentokesore do te krijojne mbi 5800 vende pune.

Por sektori publik nuk mund te arrije gjithcka. Per te krijuar me shume punesim dhe punesim me page me te mire ne duhet te nxisim ekonomine duke ndihmuar hapjen e bizneseve te reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese. Por sot Bashkia jo vetem qe nuk po ndihmon por ajo po pengon.

Tirana eshte qyteti me numrin dhe nivelin me te larte te taksave dhe tarifave vendore. Jo vetem numerohen mbi 80 lloje taksash dhe tarifash vendore por niveli i tyre eshte rritur me disa here gjate dekades se fundit. Nuk ka nevoje te jesh ekonomist per te kuptuar qe me taksa kaq te larta me mire te ulesh qepenat ti vesh kycin deres dhe ta mbyllesh biznesin. Une sot deklaroh para jush objektivni Tirana vendi i duhur per te bere biznes.

Si Kryebashkiaku juaj une do te heq rreth 60 taksa dhe tarifa vendore dhe do te ul 2 deri ne 5 here taksat dhe tarifat qe mbesin. Une angazhohem gjithashtu qe nepermjet thjeshtezimit te procedurave administrative dhe perdorimit te teknologjise se informacionit krijimit te parqeve industriale perdorimit te formave te ndryshme te partneritetit publik-privat per zhvillimin ekonomik dhe masave te tjera do ti japim nje implus te ri zhvillimit te biznesit te vogel te mesem dhe te madh duke rritur mundesite e punesimit dhe reduktimin e papunesise.

Bashkia do te ndihmoje kedo qe do te sjelle biznesin e tij ne qytet duke thjeshtesuar ne maksimum burokracine bashkiake. Bashkia do te lehtesoje ne maksimum levizjen e cdo biznesi qe deshiron te vije ne Tirane nga Roma apo Milano nga Berlini apo Madridi ne do ti ndihmojme. Tirana do jete qendra e biznesit dhe une do bej cdo gje qe te sjell punesim dhe investime ne Tirane sepse per mua e para eshte Tirana dhe ajo duhet dhe do te jete krah per krah kryeqyteteve te tjera te Europes.

Po per kete na duhet te ndertojme nje Tirane moderne Europiane. Ne duhet te ndertojme me shume shkolla qe femijet tane te mos rrijne ne klasa me nga 40 nxenes duhet te krijojme kushte me te mira qe mesuesit te japin mesim ne menyre dinjitoze dhe nxenesit te mesojne normalisht. Ne duhet te eliminojme mesimin me dy turne dhe te kemi klasa me me pak se 30 nxenes shkolla te hapura e te mirepaisura ku zhvillohet mesim por edhe jete sociale per nxenesit dhe komunitetin internet falas per te rinj nxenes e studente jo vetem ne shkolla por ne te gjithe territorin e qytetit. Shkollat do te shnderrohen ne qendra te jetes komunitare duke u pajisur me mjetet dhe mjediset e pershtatshme ndersa Bashkia do te organizoje dhe financoje aktivitete te larmishme ndershkollore

Tirana eshte qyteti i pare universitar i Shqiperise. Bashkia do te krijoje mundesite qe Tirana te prese dhe te mbaje ne gjirin e saj me te gjitha kushtet dhe infrastrukturat me shume se 100.000 studente. Nje Biblioteke Universitare e Tiranes eshte premtimi im konkret per Tiranen kryeqytet universitar.

Ne kemi nevoje te investojme ne infrastrukture cka do te hape fronte pune te menjehershme dhe do te ndertoje themelin e nje rritje ekonomike afatsgjate. Unaza e madhe qe do te qarkoje Tiranen do te rrise eficencen e biznesit dhe qytetareve duke shkurtuar ndjeshem kohen e transportit. Ajo do te ndihmoje edhe zhvillimin e lagjeve te Tiranes duke i lidhuar ato me nje sistem modern trasporti. Duke filluar nga Unaza e Madhe nenkalimet dhe parkingjet nentokesore do ta zgjidhin perfundimisht problemin e trafikut ne Tirane. Une do angazhohem edhe per per nje system transporti publik cilesor te shtrire ne te gjithe qytetin dhe te pakushtueshem falas per te moshuarit femijet dhe personat ne ndihme sociale. Tirana ashtu si cdo kryeqytet Europian do te kete tramvajin e saj.

Ne kemi nevoje per me shume parqe dhe lulishte per rruge dhe trotuare cilesore. Ne kemi nevoje per nje plan per qytetin tone dhe jo te vazhdojme te hedhim beton dhe te ndertojme kuturu. Ky plan do te kete ne vemendje jo vetem qendren e qytetit por edhe lagjet tona kudo ku jetojne banoret e ketij qyteti. Tirana duhet te perfundoje odisene e mungeses se pafundme te planit rregullues qe gjithmone eshte afer perfundimit por asnjehere nuk perfundon duke mbetur keshtu i hapur ai bark qe pjell te gjitha abuzimet korrupsionin me lejet e ndertimit dhe perspektiven e paqarte te vleres se cdo ndertimi. Kjo do te marre fund njehere e mire.

Dhe ketu une si kryetar i bashkise nuk do te hezitoj te kundershtoj madje as vendime te marra nga Keshilli Kombetar i Rregullimit te Territorit kur ato bien ndesh me interesat afatgjate te qytetareve te Tiranes.

Une e di se ka mes jush qe pyesin se cfare raporti do te ndertoj une neser si Kryebashkiak me qeverine qendrore. Per te gjitha ata qe pyesin kjo eshte pergjigjia ime Une do te punoj me qeverine qendrore sa here e lyp interesi me i mire i Tiranes por nuk do te ngurroj kurre te perballem me te nese ky interes vihet ne pikepyetje. Qeveria qendrore mund duhet dhe do te beje shume per Tiranen dhe une si Kryebashkiak do te punoj me te dhe do ti jem mirenjohese per cdo ndihme kesaj mysafire te perhershme te qytetit tone.

Lagjet tona aty ku njerezit bejne jeten e perditshme jo vetem qendra kane nevoje ti nenshtrohen nje zhvillimi dinamik ne respekt te plote per pronen private dhe nje harmoni te drejte te zhvillimit te saj ne favor te familjeve qe e zoterojne ate. Ne duhet te sjellim sherbime thelbesore dhe te krijojme nje qytet policentrik me hapesira te gjelbra dhe ambjente clodhese dhe argetuese ku njerezit te jetojne te punojne dhe te clodhen.

Bashkia do te angazhohet per nje program qe synon shpetimin e siperfaqeve te gjelberta nga prishja dhe rehabilitimin e shpejte te tyre. Gjithashtu Bashkia do te ndertoje parqe te vogla dhe zona apo qendra argetuese ne shume nga zonat e qytetit ku ekzistojne ende hapesira te lira.

Permes investimeve publike por edhe partneritetit publik-privat ne do te rrisim cilesine dhe kapacitetet clodhese dhe argetuese te Parkut te Madh te Liqenit te Parkut te Dajtit si dhe do te investiojme per zona te medha te gjelberta clodhese dhe argetuese ne territoret e bashkive e komunave fqinje.

Une angazhohem sot para jush per ndertimin e nje Parku tjeter te Madh te Tiranes si dhe ndertimin e Korridorit Rekreativ te Lumit te Tiranes si pjese e nje plani te ri te zhvillimit qe Bashkia do te vere ne jete ne bashkepunim dhe harmonizim me bashkite dhe komunat fqinje.

Ky plan duhet ti ktheje qytetarit zerin e tij per te vendosur mbi te ardhmen dhe zhvillimin e komunitetit. Per kete qellim mbledhjet ku shqyrtohet cdo plan ndertimi per qytetin tone do jene te hapura per publikun. Ju dhe fqinjet tuaj do te keni mundesine te jepni mendimin tuaj dhe te zgjidhni te ardhmen e lagjes tuaj.

Une do te kerkoj gjithashtu qe cdo ndryshim destinacioni per biznesin te jete i hapur per komentet e publikut. Nese dikush do te hape nje diskoteke te pragu i baneses tuaj ju do te keni te drejten te kundershtoni.

Une do te jem nje Kryebashkiak i hapur per te degjuar nga ju. do te premte une do te kem orar zyrtar pritjeje ku cdo qytetar me problem te cfaredollojshem do mund te vije dhe te flase vete me Kryetarin e Bashkise dhe une do bej gjithcka per te zgjidhur problemin tuaj. Sepse ne kemi nevoje per nje Kryebashkiak qe kujdeset per hallet dhe shpresat e njerezve. Nje Kryebashkiak qe do ti perkushtohet Tiranes dhe qytetareve te saj me mish e me shpirt. Nje Kryebashkiak per te cilin te paret jane njerezit e para eshte Tirana.

Nese duam qe Tirana te jete nje qytet modern dhe Europian ne na duhet nje plan modern urban qe jo vetem zgjidh problemet e sotme por qe i krijon metropolit tone perspektiven dhjetera vjecare te zhvillimi. Por Tirana nuk mundet kurre te realizoje potencialin e saj te plote kur korrupsioni zhbiron jetet tona. Kur Bashkia harxhon 8300 leke per fryme per pagat dhe vetem 2500 leke per sherbimet ndaj qytetarit. Kur duhen plot 336 dite per nje leje ndertimi dhjetera here me shume se ne cdo qytet tjeter Europes disa here me shume se ne cdo qytet tjeter te vendit.

Celesi eshte transaparenca. do lek qe bashkia shpenzon duke perfshire rrogat e punonjesve dhe cdo kontrate qe lidhet do te publikohet ne faqen zyrtare te internetit.

Bashkia duhet te jete solidare ajo duhet te cliroje dhe inkurajoje energjite bamirese ne qytet. Ne duhet tu gjendemi nee krah njerezve ne nevoje. Bashkia do ti vije ne ndihme nenave kryefamiljare qe mbajne te vetme familjet. Nuk do te kete femije qe braktisin shkollen per arsye ekonomike ne do ti heqim nga rruga femijet qe lypin dhe do ti ulim ne bankat e shkolles bashke me moshatoret e tyre per tju dhene edhe atyre shansin qe u jep shkolla per nje jete me te mire.

Tirana eshte zemra kulturore e vendit dhe kombit tone. Ketu jeton elita e vendit dhe nje komunitet i mrekullueshem njerezish te artit dhe te kultures. Bashkia do te vendoset ne qender te nje mekanizmi dinanamik qe ndjell ardhjen ne Tirane te shume aktiviteteve kulturore. Konkurset dhe mimit Bashkiake per shume fusha te kultures artit dhe letersise do te ngjallin garen per krijim art dhe kulture ne qytet.

Tirana nje destinacion turistik do te plotesohet me disa destinacione turistike perreth saj si Dajti Petrela Preza apo Kruja ndaj krijimi i nje Rrjeti i Destinacioneve te Intregruara Turistike te zones se Tiranes ne bashkepunim me koleget e komunave apo bashkive perreth kryeqytetit do te propozoje per turistet nje Tirane te vizitueshme gjithe vitin.

Dhe tani me lejoni te them dy fjale per Edi Ramen. Ai nuk eshte armiku yne. Dhe ndoshta ne krye te heres edhe ka arritur dicka per qytetin. Por qe kur erdhi ne krye te Partise Socialiste interesi i tij i vetem eshte lufta me Kryeministrin Berisha dhe jo puna per Tiranen dhe qytetaret e saj. Qyteti yne ka mbetur ne vendnumero sepse ai eshte obsesuar me kolltukun e kryeministrit dhe i eshte futur nje beteje politike per hesap te vet por qe nuk na ndihmon te ndertojme asnje shkolle te vetme nuk na shtron asnje rruge te vetme nuk na krijon asnje vend te vetem pune.

Degjova se dje tha qe do te kandidionte per Bashkine e Tiranes per tu bere kryeminister. Pune e paqmeJ Por a eshte kjo ajo qe kerkojne qytetaret e Tiranes kur i drejtohen dhomes se votimit per te zgjedhur njeriun qe duhet te zgjidhe hallet e tyre te perditshme ne kete qytet

Une ju ftoj ta refuzojme me vote qyetatare kete beteje te re politike qe ai na propozon per interesat e tij dhe aspak te qytetit tone dhe te zgjidhni alternativen qe ju vendos ju te paret Tiranen te paren

Dje une dhashe doreheqjen si Minister i Brendshem sepse besoj se Tirana meriton nje Kryebashkiak me kohe te plote qe do ti vere veshin njerezve dhe do te punoje gjithe kohen per ti kthyer shpresat e tyre ne realitet dhe jo te merret me beteja politike.

Sepse ketu dicka shume e rendesishme ka humbur rruges arsyeja pse cdo burre apo grua garon per tu zgjedhur eshte te ndihmoje dhe tu sherbeje njerezve. Ne cdo hap te kohes time ne sherbim publik kjo ka qene motoja ime. Gezimi im dhe brenga ime eshte se per cdo person qe kam mundur te ndihmoj e di qe ka patur te tjere qe nuk kam mundur ti ndihmoj. Por une dua cdokend qe me degjon sot ta dije se jam ne anen tuaj se do punoj per ju se do e degjoj zerin tuaj.

Ne kete qytet cdokush has pengesa te ndryshme dhe ka qellime te ndryshme sipas moshes punes lagjes ku jeton etj. Po kur flas me qytetaret e Tiranes ajo qe me impresionon nuk eshte shumellojshmeria por ngjashmeria e deshirave kerkesave dhe shpresave te tyre per Tiranen.

Njerezit e ketij qyteti duan hapesira te gjelberta parqe dhe kende lojerash. Ata duan tu mblidhen rregullisht plehrat njerezit duan trotuare dhe rruge te shtruara njerezit duan nje qytet ku ajri qe ata dhe femijet e tyre thithin eshte i paster dhe ku mbeturinat pastrohen nje qytet me me pak trafik me shume parkingje dhe nje qytet me nje transport publik qe funskionon. Njerezit duan nje qytet ku lagjet te jene te ndricuara ku kujdesi shendetesor te jete me prane tyre dhe ku zeri i tyre te degjohet.

Njerezit duan nje Bashki qe punon per ta dhe jo per te cuar me tej axhenden politike personale te Kryetarit. Njerezit duan nje qytet me te mire dhe ajo qe ia ka zene rrugen eshte lufta politike.

Une ju premtoj sonte se cfaredo qe te ndodhe une nuk do ta harroj kurre se arsyeja pse jam ne zyre publike eshte qe tju sherbej ju te dashur bashkeqytetaret e mij. Packa nese jeni demokrate apo socialsite LSI apo PDU Republikane apo LZHK. Nuk ka rendesi nese jeni te moshuar apo te rinj burra po gra te punesuar apo te papune apo pensioniste. Ne te gjithe jemi qytetare te Tiranes dhe une do punoj cdo dite per te ardhmen e cdo qytetari. Sepse per mua te paret jeni ju e para eshte Tirana

Neser une do ta nis fushaten time me njerezit duke i takuar dhe duke i degjuar ata. Une mezi pres te jem mes jush ne cdo lagje te Tiranes tju shtrengoj duart te ulem bashke me ju dhe te degji shqetesimet qellimet dhe shpresat tuaja. Bashke me ju do te ndaj platformat e mija per zgjidhjen e problemeve vizionin tim per Tiranen moderne Europiane.

Te dashur bashkeqytetaret e mi

Ne gjendemi tani ne nje udhekryq. Para nesh ka dy rruge dhe ne duhet te zgjedhim. Njera rruge na kthen tek politika e vjeter e ndasive akuzave konfliktit dhe pesimizmit dhe kjo rruge na len ne vend. Rruga tjeter udheheq drejt mundesise bashkimit shpreses progresit dhe optimizimit ku ne qender jeni ju dhe zgjidhjet e problemeve tuaja dhe kjo rruge na con drejt mundesive te reja per secilin drejt zgjidhjeve te medha per Tiranen.

Une dua te luftoj betejen e te ardhmes tone nje te ardhme me te mire per te gjithe ne. Per Tiranen qytetin qe ne duam dhe qe meriton me shume.

Prandaj ju ftoj bashkohuni me mua ne kete rruge ta leme pas konfliktin shterpe te akuzave politike te zgjedhim te ardhmen mbi te shkuaren te zgjedhim mundesine shpresen dhe endrrat tuaja. Le ta shtrime veshtrimin tone drejt mundesive te reja dhe zgjidhjeve te medha te bindur se se bashku do tia dalim.

Te cohemi dhe te fillojme punen per qytetin e endrrave tona te bashkohemi me nje ze te vetem dhe ta leme ate ze te degjohet fort e me fort nga besimi qe ne kemi se ne mund te ndertojme nje Tirane me te mire se ne do ta ndertojme nje Tirane me te mire dhe do te mposhtim cdo sfide dhe asgje nuk do na ndale ne rrugen tone.

Lajme te ngjashmeEmigrantet ne Greqi si ti marrin atje pasaportat biometrikeMeta Lulzim Basha kandidati i gjithe koalicionitVideopergjimi Meta-Prifti Meta Ina Rama genjeu ParlamentinUne vezhguesi 17 vjecar i zgjedhjeve te vitit 1992Basha kandidat per Tiranen Lidhjelulzim basha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›