E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani-MC Nally Reforma ne drejtesi ceshtje kombetare

Lordi MC Nally Ministri Nishani

Tirane 25 mars 2011 NOA- Reformat ne drejtesi ishin qendra e bisedes mes Ministrit te Drejtesise Bujar Nishani dhe Ministrit te Shtetit per Drejtesine ne Mbreterine se Bashkuar Lordit MC Nally.

Ministri Nishani gjate takimit mori mbeshtetje per keto reforma si dhe u perqendrua ne promovimin dhe vazhdimin e marredhenieve dypaleshe ne fushen e drejtesise vecanerisht ne reformimin e sistemit sipas rekomandimeve te Bashkimit Europian.

Jam ketu per te mbeshtetur Ministrine e Drejtesise dhe qeverise shqiptare per reformen dhe arritjet qe kane korrur gjate kesaj periudhe si dhe te jap ndihmesen per disa ceshtje praktike qe lidhen me reformen ne drejtesi dhe zbatimin e  saj.  Synimi yne i perbashket eshte te krijojme nje sistem funksional drejtesie te integruar te pavarur te pakorruptuar te paanshemdeklaroi Ministri britanik i Shtetit per Drejtesine Lordi MC Nally.

Nder te tjera ai theksoi nevojen e venies ne zbatimit te strategjise per drejtesise ne kuader te realizimit te ciles u shpreh se reforma nuk eshte ceshtje vetem e nje qeverie dhe partie por ajo duhet te jete nje ceshtje kombetare dhe duhet te kete mbeshtetjen e te gjithe aktoreve politike.

Sipas tij drejtesia eshte kyci per konsolidimin e shtetit te se drejtes krijimin e institucioneve te pavarura e demokratike si dhe per vazhdimin e suksesshem te reformat jetike per vendin dhe te ardhmen e tij evropiane eshte i rendesishem bashkepunimi mes forcave politike ne vend.

Ministri Nishani vleresoi cdo ndihme e dhene per  drejtesine shqiptare duke thene se asgje nuk ka shkuar dem por ka rritur eficencen e sistemit dhe ka dhene rezultate pozitive.

Me pas te dy ministrat ne pranine e ambasadori te Delegacionit te BE-se ne Tirane Etore Sequi peruruan celjen e projektit Mbeshtetje per  Sherbimit te Proves dhe permiresimin e masave alternative te denimit i cili eshte financuar nga fondet e Bashkimit Europian.

Nga ana e saj Britania e Madhe ka ofruar asistence teknike dhe financiare ne fushen drejtesise dhe vecanerisht ne ate te Sherbimit te Proves.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeHaxhinasto- MC Nally Shqiptaret mbeshtetje ne sfidat dhe sigurine globaleRama- MC Nally Prokuroria hallka me e rendesishme e zbatimit te ligjitTopi me ambasadoret Te respektohen detyrimet kushtetuese per zgjedhjet e 8 majitLordi Mc Nally Zbatimi i reformes ne drejtesi partite te bashkepunojneTopi Gjyqtaret duhet te jene te paanshem LidhjeBujar Nishani Etore Sequi Lordi MC Nally Ministri i Shtetit per Drejtesine ne Mbreterine se Bashkuar reforma ne drejtesi sherbimi i proves takim

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›