Imami inspekton ndertimin e anijes se pare shqiptare
VLORE - Ministri i Mbrojtjes Arben Imami vizitoi dje kantierin e ndertimit ne distriktin ushtarak te Pashalimanit ku aktualisht eshte ne proces ndertimi anija e pare shqiptare. Kjo anije qe po ndertohet do te perfundoje ne fund te vitit dhe se 2 te tjera do te jene gati ne fund te 2013-se. Kjo anije e tonazhit te rende do te sherbeje per emergjencat civile dhe po ngrihet ne kete kantier sipas nje kontrate te shtetit shqiptar Ministrise se Mbrojtjes dhe shtetit holandez nepermjet nje firme prestigjioze. Anija patrulluese qe aktualisht po ndertohet ne kantierin e ndertimit te Pashalimanit ka nje gjatesi prej 42 metrash dhe eshte e dyta ne llojin e vet qe po ndertohet. Ndertimi i kesaj anijeje eshte nje bashkepunim i qeverise shqiptare dhe i kompanise holandeze Damen ne te cilen kane marre pjese 85 punonjes. Kostoja e saj eshte mjaft e ulet e krahasuar me anijen e blere para pak muajsh e cila ka kushtuar 7.2 milione euro. Imami u shpreh nder te tjera dhe per postbllokun ushtarak te bazes se Pashalimanit i cili nuk lejon turistet te kalojne ne pjesen tjeter te plazhit te Orikumit. Imami theksoi se ne projektet tona afatshkurtra kemi ngritjen e nje muzeu dhe me pas do te lejohet kalimi i turisteve pasi per ne nuk eshte problem shtyrja e postbllokut 100 metra afer bazes. Sipas ministrit kohet e fundit banore te Dukatit jane ankuar se nga kjo baze nuk mund te kalohet per ne Karaburun atje ku ata pretendojne se kane tokat e tyre dhe se ka nje projekt per ngritjen e parkut energjetik me ere. Gjithashtu mjaft shoqata turistike ne jug jane ankuar disa here se postblloku i bazes po pengon turizmin pasi brenda territorit te tij ndodhet parku arkeologjik i Orikut aty ku ka dhe nje drejtori. Gjithsesi sipas tij ky eshte nje problem qe do te gjeje zgjidhje por ne bashkepunim me Ministrine e Turizmit pasi aty mendohet te ndertohet dhe nje muze i se shkuares. Ndersa per kalimin drejt Karaburunit ku sipas ministrit eshte nje park kombetar ka forma te tjera qe nepermjet investimeve infrastrukturore te krijohen rruge apo mundesi te tjera per te shkuar ne Karaburun gadishullin me te madh te vendit totalisht i virgjer. q.b