E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsulli grek helenizon Korcen

/ /

Deklaratat e forta u bene dje ne festen e 20-vjetorit te organizates OMONIA e cila u zhvillua me mesazhet e bashkimit te kombit grek. Dy deputete greke nga Janina dhe Follorina ishin te pranishem ne kete pervjetor te OMONIA-s ne Korce te cilet se bashku me konsullin grek Theodhoros Ikonomu e fjalen mbeshtetese te kreut te PBDNJ-se Vangjel Dule kane bere thirrje per bashkim dhe forcim te helenizimit. Pas fjales se kreut te OMONIA-s ne Korce Ligoraq Karamelo ka folur para te pranishmeve konsulli Ikonomu duke u shprehur hapur se ne Korce ka greke. Pershendes greket e Korces sepse kjo qe ndodh sot u perket atyre. Do te jap edhe nje here te njejtin mesazh Po ekzistojne greke ne Korce. Po vllehet jane greke. Greke mos u trembni nga regjistrimi i popullsise te shpallni origjinen reale dhe te gjithe atyre qe jane ne dyshim dhe me frike dhe pyesin veten jam me siguri grek u them nje gje Shkoni ne varreza dhe shikoni varrezat e eterve dhe gjysherve tuaj dhe gjuhen ne te cilen jane te shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Keto varreza jane ne gjuhen greke. Kjo beteje nuk mbaron me regjistrimin e popullates por nis me regjistrimin e popullates greke u shpreh Ikonomu. Ai ka vazhduar me tej duke pershkallezuar deklaraten e tij ne percaktimin e zones juglindore si Vorio-Epir. Ekzistojne te drejta te minoriteteve dhe keto duhet te vihen ne funksion ne te gjitha zonat e Shqiperise te cilat perfaqesojne emrin Vorio-Epir. Ky eshte Vorio-Epiri. Ne Vorio-Epir ekzistojne greke kjo vertetohet dhe do vertetohet me teper kur te regjistrohet popullata dhe ketu duhet te funksionojne te drejtat e minoritetit. Ju pershendes ju greket e Korces. Kuraje shprese dhe beteje u shpreh ne fjalen e tij Konsulli i Pergjithshem grek. Deklaratat e konsullit Ikonomus ne kete takim jane mbeshtetur edhe nga dy deputetet greke te Janines dhe Follorines perkatesisht Mihalis Pandulas dhe Stathis Theodhoridhis. Kam lexuar mjaft per greket e Korces dhe e di qe nena Greqi akoma nuk ka kthyer borxhin per helenizimin e Korces tha nje prej ketyre deputeteve Mihalis Pandulas. Ai shtoi se Ne perputhemi me ankthet dhe betejat tuaja dhe helenizmi i Korces ashtu si helenizmi ne bote kur eshte i bashkuar ben gjera te medha qe nuk ka asgje qe ti pengoje. Pas tyre ka folur dhe kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule. Ashtu si dhe parafolesit edhe Dule beri thirrje qe te deklarohet perkatesia e vertete ne regjistrimin e popullsise duke u kaluar kjo si nje pengese qe ka te beje me fene gjuhen dhe kombesine. Dule nga ana e tij mohoi ekzistencen e nje tjeter organizate te OMONIA-s ne Korce duke e quajtur kete si nje pretendim te pabaze individual dhe qe le indiferente pjesen e vertete te OMONIA-s.

Thirrjet per Vorio-Epir dhe nga Gejxh

Jo me larg se 4 dite me pare kete here nga Dropulli i Gjirokastres Nikolas Gejxh permendi termin e Vorio-Epirit duke pohuar se minoriteti duhej te kontribuoje per Vorio-Epirin. do qytetar ka te drejte te deklarohet ashtu sic ndihet etnikisht dhe njeherazi mund te deklaroje edhe perkatesine fetare pohoi ai.

Peleshi Nuk ka vend per nacionalizma

Perballe ketyre deklaratave ka reaguar kryebashkiaku i Korces Niko Peleshi. I ftuar ne festen e 20-vjetorit te OMONIA-s Peleshit i eshte dhene fjala pak kohe pasi kishin hedhur deklaratat e tyre si konsulli ashtu dhe deputetet greke qe folen per greqizim te Korces. Fillimisht kryebashkiaku pershendeti kete organizate qe mbron te drejtat e minoritetit per te vazhduar me tej se nuk ka vend per nacionalizma. Shqiperia eshte ne rrugen e integrimit mbareeuropian dhe nacionalizmat e theksuara jane te panevojshme ka theksuar Peleshi ne fjalen e tij.

KORE/ GEZIM ASHIMI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›