Tirane kapet banda e 5 grabitesve
Drejtori i policise se Tiranes Sajmir Muca njoftoi dje para medias se pese shtetas me tendence te theksuar kriminale ne fushen e grabitjeve me arme jane arrestuar nga strukturat e Hetimit te Krimeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut. Operacioni policor per arrestimin e pese shtetasve eshte koduar me emrin Banesa e vjeter. Kreu i policise se Tiranes tha se njeri nga te arrestuarit 29-vjecari Saimir Thaci ishte person i denuar edhe me pare per akuzen e vjedhjes. Bashke me te kane rene ne pranga edhe shtetasit Jetnor Gaxha 26 vjec lindur ne Has e banues ne Tirane 17-vjecari me iniciale M.M nga Tirana Liridon Mena 19 vjec nga Dibra banues ne Tirane dhe adoleshenti 16-vjecar me iniciale O.S. pese personat jane arrestuar nga policia mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative per aktivitetin e tyre kriminal ne fushen e vjedhjes se pasurise. Nisur nga keto te dhena policia ka vendosur te kryeje bastisje ne ambientin ku qendronin pese personat ky dyshohej se mbaheshin arme zjarri dhe mjete te tjera qe perdoreshin per realizimin e grabitjeve. Drejtori i policise se Tiranes Sajmir Muca tha dje se gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e te arrestuarve jane gjetur 6 arme zjarri automatike sasi te medha municioni 4 motore te vjedhur si dhe maska e kapuce qe perdoreshin per realizimin e krimeve kunder prones. Sipas policise pese personat e arrestuar vec vjedhjes se kater motoreve te sekuestruar dyshohet se kane kryer edhe te pakten tri grabitje me pasoja te renda ne Tirane ngjarje te cilat po hetohen per zbardhjen e plote te tyre. Ne bashkepunim me njeri-tjetrin te arrestuarit dyshohen se jane autore te disa vjedhjeve me arme e dhune te ndodhura kohet e fundit ne qytetin e Tiranes per te cilat po punohet intensivisht ne vijim te ketij operacioni tha kreu i policise. Ai beri te ditur se dosja penale per te arrestuarit eshte derguar ne Prokurori me akuzat vjedhje me dhune dhe arme dhe mbajtje pa leje te armeve e municionit luftarak ne bashkepunim.
Operacioni
Te arrestuarit
1. Saimir Thaci 29 vjec banues ne Tirane i denuar per tentative vjedhjeje
2. Jetnor Gaxha 26 vjec lindur ne Has dhe banues ne Tirane
3. M. M 17 vjec lindur dhe banues ne Tirane
4. Liridon Femi Mena 19 vjec lindur ne Diber dhe banues ne Tirane
5. O. S 16 vjec lindur dhe banues ne Tirane
Provat e sekuestruara
- 6 arme zjarri automatike
- 7 krehera metalike armesh zjarri te ndryshme
- 670 cope fisheke pistolete model-54
- 65 fisheke automatiku model 56
- 4 motore te markave te ndryshme te cilat jane te vjedhura ne vende dhe kohe te ndryshme ne Tirane dhe Durres
- 2 gershere prerese metalike
- nje kapuc leshi ngjyre e zeze
- 4 pale doreza me ngjyre gri te erret
- nje maske plastike
- dy paruke flokesh me ngjyre te zeze
- nje thike me teh metalik
- 7 aparate celulare
- 30 celesa automjetesh dhe motocikletash
- Kacavida pinca te ndryshme etj.