Kush është Ollga me të cilën media dyshon se ka të bëjë shefi i SHISH?
Gazeta SOT hapet me një titull të fortë që implikon shefin e Shërbimit tonë sekret Visho Ajazi Lika. Bëhet fjalë as më shumë as më pak, po për një foto të dyshimtë të tij që ka rënë në dorë të shërbimeve të huaja dhe që sipas burimeve brenda SHISI i është dorëzuar Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani perj javësh. Bëhet fjalë për një zonjë të quajtur Ollga me të cilën ai është takuar fshehurazi në Pakistan, dhe e cila dyshohet për lidhje me shërbimet sekrete ruse. Sipas burimeve, fotografia dhe lëvizjet e Likës kanë shqetësuar dhe alarmuar shërbimet e NATO-s, për mundësinë e rrjedhjes së sekreteve në duart e spiunazhit serb dhe rus, çka rrezikon jo vetëm standardet e sigurisë kombëtare të Shqipërisë, por edhe të aleancës ushtarake.