Një Kuvend debatesh dhe batutash
Gazeta Panorama ka botuar sot një përmbledhje të batutave e kundërbatutave dje në parlament.
Flamur Noka: Zoti Rama, ju i servirni shqiptarëve, si ministër të Brendshëm, një individ depresiv që ka tentuar suicid dhe që për këtë është mjekuar në spitalin San Martino në Xhenova.
Sajmir Tahiri: Parafolësi është i vetmi në këtë Parlament që ka studiuar më shumë për shëndetësinë. I ka filluar studimet në diktaturë dhe i mbaroi me anëtarësimin në NATO. 17 vjet shkollë.
Ilir Meta: Zoti Noka, mos kërkoni replikë, zoti Tahiri u tregua konstruktiv dhe i sjellshëm. Nuk ju ka fyer dhe denigruar.
Flamur Noka: Për sa i përket zbatimit të ligjit, pyet rojet e Kuvendit të tregojnë ku e ke lënë makinën dhe sa e respekton ligjin.
Eduard Halimi: Zotëria që foli para, nuk është ministër. Ishin dje ministra në Kosovë, po nuk janë ministra sot në Parlament. Ata nuk e kanë të drejtën kushtetuese të ndërhyjnë deri kur të bëjnë betimin.
Erjon Braçe: Po pusho, ore thuthuq! Edhe në opozitë ti kërkon ti ndalosh fjalën ministrit.
Edi Paloka: Zoti Meta, ju nuk po ndiqni rregullin e diskutantëve, kanë folur tre nga PD-ja dhe asnjë nga maxhoranca. Ne kemi një raport dhe kemi llogaritur kohën dhe ju nuk mund ta bëni këtë lojë.
Ilir Meta: Kjo është hera e parë që kritikohet një kryetar Kuvendi pse i jep prioritet opozitës, në vend të ankohen socialistët.
Edi Paloka: Ju e kuptoni që spo e bëni për ti dhënë prioritet opozitës, kërkoni që në orarin që ska dëgjueshmëri, të kaloni deputetët e PD-së. Kjo nuk është një lojë që mund të bëhet.
Erjon Braçe: Ju doni të shihni dhe sportin, dhe të debatoni.
Taulant Balla: Ju kanë ikur deputetët të shohin Bajernin dhe sua kemi ne fajin.
Ilir Meta: Unë jam i ri në këtë detyrë dhe nuk e di që ndikon orari. Do ta balancojmë, ne bashkë jemi marrë vesh në mënyrën më perfekte. (Deputeti i Partisë Socialiste i kërkon kreut të Parlamentit të heqë monitorët e kompjuterave nga tavolina)
Xhemal Qefalia: O zoti kryetar, këto kompjuterat që nuk përdoren, a mund ti heqim fare nga tavolina? Na pengojnë.
Ilir Meta: Kjo është një çështje që do të zgjidhet në vijim (qeshin deputetët në sallë).
Liliana Elmazi: Si deputet i Vlorës do ti kërkoja zotit Rama të bënte më shumë se zoti Berisha për këtë qytet, por nuk kam se si, sepse nuk e besoj se thjesht gjatësia trupore ta dallojë nga kryebashkiaku që ka ofruar modelin Vlora.
Voltana Ademi: Një vlerësim të përgjithshëm për palo programin që kemi në dorë Tek e lexon, të kujton shprehjen e baballarëve tuaj shqiptarët nën qeverisjen tonë do të hanë me lugë floriri!
Arta Dade: Me sa kuptova nga parafolësja, Shkodra ka votuar masivisht edhe kundër ish-prefektes.