Imami në seancën sekrete: Si do shesim pronat e Ushtrisë

Imami ne Komisionin e Sigurise
Zbardhja e seancës, debat në Konferencën e Kryetarëve.
Spitalin Ushtarak ta marrë Shëndetësia. Te Shkolla e Bashkuar po investoj, smë duhet çbën Lul Basha
Ministria e Mbrojtjes do të lirojë nga inventari i saj i pasurive të paluajtshme më shumë se 1 mijë prona dhe objekte, për të cilat janë përgatitur dosjet për privatizim dhe i janë dërguar Ministrisë së Ekonomisë. Ministri i Mbrojtjes ka raportuar dy ditë më parë në Komisionin e Sigurisë, në një mbledhje të zhvilluar pa praninë e mediave, lidhur me objektet, bazat dhe pronat e Ushtrisë që pritet të privatizohen. Gazeta Panorama ka mundësuar zbardhjen e debatit të zhvilluar me dyer të mbyllura, ku deputetët e opozitës kanë kërkuar llogari nga ministri Imami për disa pasuri të Ushtrisë që pritet të privatizohen dhe përplasjet që kanë lindur nga shkarkimi i disa gjeneralëve.
Debati sekret
Ndërkohë që burime pranë Kuvendit bëjnë me dije se pikërisht publikimi i përplasjes midis deputetëve me ministrin Imami është diskutuar dhe në Mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Deputetët demo-kratë, Jemin Gjana dhe Fatos Beja, kanë kërkuar shpjegime nga kryetari i Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi, se si është mundësuar zbardhja e debateve nga gazeta Panorama. Beja dhe Gjana kanë shprehur çudi për zbardhjen e një mbledhjeje të klasifikuar si sekrete, duke ia shprehur këtë shqetësim dhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Ndërkohë që në mbledhjen e ditës së mërkurë, ministri Arben Imami theksoi se ka pranuar reformimin e Shtabit të Përgjithshëm në një të vetëm dhe se shkurtimi i gradave dhe gjeneralëve ishte një proces i domosdoshëm. Ministri i Mbrojtjes ka sqaruar deputetët se pronat që nuk përdoren nga Forcat e Armatosura, do të dalin në shitje ose për privatizim, pasi sipas tij këto pasuri konsiderohen si të vdekura. Për Imamin, në zonat bregdetare ka shumë prona që janë tjetërsuar nga individët në mënyrë informale dhe, sipas tij, këto prona do të rifuten në inventarin e Ushtrisë.
Debati te Siguria për Përgjimet
Komisioni i Sigurisë Kombëtare zhvilloi ditën e mërkurë senacën dëgjimore me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, i cili raportoi lidhur me akuzat e opozitës për trafikun e armëve dhe përgjimet. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave, pasi informacioni që do të paraqitej për deputetët e Komisionit të Sigurisë ishte konfidencial dhe, si i tillë, nuk mund të bëhej publik. Gazeta Panorama publikoi dje debatin e plotë të zhvilluar në ambientet e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ku u debatua për rreth tri orë për akuzat e opozitës për përgjimet.
Debati pa media Te Siguria
Arben Imami: Janë 1 mijë e ca prona të lëna të lira. Prona të Ushtrisë, kur është bërë VKM-ja 515, që besoj zoti Gjoni, është bërë pasi ju keni qenë ministër, për pronat e Ushtrisë. Ushtria ka pasur 32 mijë metra katrorë. Ka shkuar prej një VKM-je në 2003 dhe nga 32 metra katrorë i janë kërkuar vetëm 3 mijë metra katrorë. Këto janë regjistruar zoti Lutaj, në ZRPP në Vlorë. Vjet kemi kaluar me VKM me disa qindra prona që janë të rishikuara nga strukturat dhe kemi bërë plotësimin me dokumentacion të qindra e mijëra hektarëve mangët, në dokumentet tona dhe po i regjistrojmë ato. 8 mijë hektarë i ka marrë një përdorues në rrugë informale, megjithëse ato kanë qenë pronë e Ushtrisë në vitin 90. Ne kemi shtuar këto ditë dhe i kam kërkuar unë Arben Imami 22 mijë metra katrorë në Jalë që të jetë pronë e Ushtrisë. Që të jap një shembull, është një pronë që fillon si drejtkëndësh dhe mbaron si trekëndësh. Trekëndëshi është 32 mijë metra katrorë. Drejtkëndëshi është 60 mijë metra katrorë, tunelet janë më mbrapa. Është regjistruar vetëm 8 mijë metra katrorë, dhe 60 mijë metra katrorë të paregjistruara janë pushtuar. Këtë punë po bën Ministria e Mbrojtjes. Nuk mundet dhe nuk ka pse të mbajmë prona që nuk na duhen. Çdo pronë që ne nuk e fusim në eficiencë, ajo është një pasuri e vdekur e Shqipërisë. Ndërkohë që ne shpenzojmë për to. Në këtë kuptim, verifikimit të pronave do ti shtohen dhe prona të tjera. Fakti që ne po spastrojmë depot dhe në mes të vitit të ardhshëm nuk do të kemi më shumë se dy apo tri depo, për municionet tona që do të na duhen për të ardhmen, depot bashkë me tunelet do të dalin për shitje, nuk ka rrugë tjetër. Mbasi thashë këtë, detyra jonë për ta kryer me ndershmëri jo vetëm formalisht me shtetin, është se ne këto dosje të objekteve për privatizim i kemi bërë publike dhe i janë dërguar Ministrisë së Ekonomisë dhe Kryeministrit që ne të jemi të qartë për këto. Mund ti marrë kushdo, përveç atyre që janë të ndaluar nga ligji, deputetë, ministra e të tjerë.
Piro Lutaj: Ma shpërdorove pyetjen, nuk të pyeta për objekte, por për strukturën e re; A kemi apo jo strukturë të re?
Arben Imami: Unë si ministër po ju informoj nuk kam qenë dakord, sepse duke pasur dy komanda, dy shtabe, më shumë oficerë, më shumë grada, më pak punë, se kam bërë unë si propozim se smund ta kuptoja para dy vitesh këtë gjë. Është presion normal. Shkurtohen gradat, shkurtohen pozicionet e karrierës, 100 kilometra ujë janë dhe mjetet e komunikimit janë moderne. Unë mbështeta idenë e një shtabi se mu duk profesionale dhe ka më shumë kapacitet për të parë në mënyrë të standardizuar, për të unifikuar të gjithë Ushtrinë. Pastaj i ngeli hatri njërit, i ngeli hatri tjetrit, dhe si u bënë punët, ato janë humbje. Kjo figurë që ne kemi pasur, siç e tha dhe zv.shefi i Shtabit, nuk ka ndryshime strukturore të nivelit të parë në Ushtrinë shqiptare. Janë po ato forca, kështu ishin në 2009-n, kështu janë tani.
Ilir Gjoni: Dua të rikonfirmoj dhe një herë nga ju, Bishti i Pallës del dhe një herë nga Forcat e Armatosura? Po ashtu Shkolla e Marinës del nga strukturat, ajo që është aktuale?
Arben Imami: Kur kam marrë detyrën, Shkollën e Marinës e kam gjetur jashtë Planit të Përhapjes dhe e kam futur në të. Dhe për ta mbajtur në atë frymëzim që duket si romanik, por ndonjëherë Zoti më ndihtë, ia dhashë Universitetit të Vlorës për 7 vjet, dhe i thashë që pas 7 vjetësh mbase Ushtrisë do ti duhet prapë.
Ilir Gjoni: Me qira apo në përdorim? Si?
Arben Imami: Në përdorim dhe e ka marrë që para dy vjetësh.
Ilir Gjoni: Pra, ka dalë nga struktura e Forcave të Armatosura.
Arben Imami: Ia kemi kaluar Universitetit në administrim të përkohshëm me vendim të qeverisë që prona të mbetet.
Ilir Gjoni: Kjo në kuadër të asaj që tha zoti Demi, në Porto-Palermo porti që përdorej për nëndetëset është në struktura apo ka dalë jashtë Forcave të Armatosura?
Arben Imami: Lidhur me Porto-Palermon, atje kemi një sipërfaqe të madhe te kodra dhe kemi edhe tunelin. Dhe për nëndetësen që ka mbetur, ka bërë kërkesë Ministria e Kulturës ngritur me një muze të Luftës II Botërore. Dhe unë ia kam kaluar nëndetësen me VKM që para dy vjetësh. Po ashtu dhe me tunelin ku mendojnë të bëjnë një muze. Në Porto-Palermo ne do të kemi aty një vend bazik, dhe duke parë që në të ardhmen mund të na duhet më shumë hapësirë, do të mbajmë ato që do të na duhen. Smund të mbajmë të gjithë territorin deri në fund të kodrës. Lidhur me K