E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, mblidhet sërish nesër Këshilli i Legjislacionit

Këshilli i legjislacionit do të mbidhet sërish nesër në orën 10:00 për të shqyrtuar në lidhje me çështjen e heqjes së imunitetit. Në mbledhjen e nesëme do të jenë të pranishëm edhe grupet e interest të cilët do të japin mendimin e tyre në lidhje me nismën për heqjen e imunitetit nëprëmjet ndryshimit të kushtetutës.

Ndërkohë mbledhja është karakterizuar nga debate të ashpra nga përfaqësuesit e opozitës dhe maxhorancës. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ftoi opozitën që të japë konsensusin e saj dhe të votojë heqjen e imunitetit, ndërsa shtoi se, çdo pretendim tjetër, është bllokim dhe kufizim.

Ndërsa Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi ka deklaruar se nisma e opozitës për heqjen e imunitetit nuk është kufizim por shqetësim real i shoqërisë shqiptare. Duke folur në mbledhjen e këshillit të legjislacionit, Ruçi theksoi se nuk mund të bëhen arnime në Kushtetutë
 

"Janë dy nisma që duhet të bëhen një, nëse duam të jemi një parlament serioz. Bëni politikën ne media dhe kudo tjetër por s`keni të drejtën të na rrëzoni këtu nismën tonë. Nuk mund t`i bëjmë harnime Kushtetutës. Nuk keni të drejtë të na rrëzoni nismën tonë. Xhafa dhe Majko nuk dhanë mendimin e tyre personal. Për të disatën herë kemi përsëritur dakordësinë për heqjen e imunitetit. Të gjithë jemi dakord, për ju është e rëndësishme data, ndërsa për mua filozofia. Dhe datën e keni vendosur në mënyrë të njëanshme” tha Ruçi.

Nga ana e tij kreu i Grupit të PS-së Gramoz Ruçi këmbënguli në propozimet e PS-së, të cilat sipas PD-së nuk kanë lidhje me heqjen e imunitetit. “ Rekomandimet tona nuk janë kushtëzim por kemi një shqetësim që është real dhe ky shqetësim ka ardhur nga ju sepse zgjodhët një president në mënyrë të njëanshme. Nuk do të vinim me këto propozime nëse nuk do të ndodhte që dekretet e presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë të mos diskutohet në parlament që prej 5 vitesh, apo se emëruat president. Cilët milionë mbrohen, ato që u bënë milionerë pasi bënë ministra apo deputetë, apo pse një milioner u bë deputet. Shoqëria shqiptare është shqetësuar se pse një njeri pasi bëhet deputet bëhet milioner me 17 shtëpi e dhjetra biznese. Amendimet tona janë që pushteti i radhës të kap shtetin, këtë nuk duan shqiptarët dhe ky është problemi që ka drejtësia shqiptare” theksoi më tej Ruçi.


Ruçi ka akuzuar kryetaren e Kuvendit se nuk po zbaton rregulloren dhe po hedh poshtë nismën e PS-së për heqjen e imunitetit. “Ju duhet që të njoftoni deputetët në seancën e parë për nismën e PS-së. Ta vini në dispozicion të deputetëve dhe të botohen në faqen zyrtare të Kuvendit në mënyrë që qytetarët të kenë akses të njihen. Tu çohet nga ky komision gjykatës kushtetuese, prokurorisë të përgjithshme, KLD-së dhe të ftohen ata të japim mendimet e tyre. Të vendosim me consensus, sigurisht jo me këtë mbledhje por relatorët të vendosin një listë me konstitucionalistër dhe të ftohen të bëjnë komentet tyre” theksoi Ruçi.
 

Ndërsa kryetarja e Kuvendit Topalli ripërsëriti sërish se opozita kërkon të kufizojë heqjen e imunitetit. “Nga fjalët tuaja nuk shof në horizont një vullnet për të votuar nismën për heqjen e imunitetit” shtoi ajo.

Ndërkohë opozita ka propozuar si relator për ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit, deputetin Pandeli Majko ndërsa mazhoranca Edi Palokën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›