E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia do të mbështesë fuqishëm integrimin e Shqipërisë

20-07-2012 / Gazeta 55

Shefi i ekzekutivit Sali Berisha takon ambasadoren polake në Tiranë, Tatarzynskam
  
Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim lamtumire, ambasadoren e Polonisë në Shqipëri, Irena Tatarzynskam me rastin e përfundimit të misionit të saj në vendin tonë.
Kryeministri vlerësoi kontributin e madh të ambasadores në konsolidimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve shumë të mirë e miqësore mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në fushat, si në kuadrin dypalësh ashtu dhe në atë shumëpalësh, në veçanti në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë.
Tatarzynskam shfrytëzoi rastin për ti shprehur kryeministrit Berisha vlerësimet më të larta për arritjet e Shqipërisë dhe të qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe në të gjitha fushat, duke u ndalur në veçanti në arritjet historike si anëtarësimi në NATO, liberalizmi i vizave dhe ecja përpara me shpejtësi drejt integrimit evropian.
Tatarzynskam e siguroi Kryeministrin Berisha se Polonia ka qenë, është dhe do të vijojë të mbështesë fuqishëm Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare në të gjitha përpjekjet për integrimin sa më parë të Shqipërisë në BE.
 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›