E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani largohet nga anëtarësia e Partisë Demokratike

Presidenti Nishani largohet nga anëtarësia e Partisë Demokratike. Përmes një letre dërguar sot Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Nishani e njofton për largimin nga anëtarësia në Partinë Demokratike dhe dorëheqjen nga të gjitha funksionet e zgjedhura në këtë parti.
 

Ky largim vjen pas zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës dhe në zbatim të përcaktimit kushtetues, ku Presidenti i Republikës nuk mund të jetë anëtar i asnjë partie politike.
 

Presidenti i zgjedhur, Nishani, i ka adresuar kryetarit të Partisë Demokratike falenderimet për të gjithë vlerësimet që ka patur nga strukturat e kësaj partie gjatë viteve të angazhimit dhe veprimtarisë së tij politike.
 

Ai ka shprehur të gjithë vlerësimin e tij për hapësirën dhe ambientin bashkëpunues që ka patur në strukturat e Partisë Demokratike, në promovimin e të gjitha vlerave demokratike dhe parimeve në të cilat ka besuar gjatë të gjithë kësaj periudhe.
 

 Nishani, me këtë rast, ka nënvizuar të gjithë përgjegjshmërinë e tij për të qenë një President tërësisht jashtë ndikimeve politike të çdo pale dhe një përfaqësues i interesave të qytetarëve, vendit dhe kombit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›