Imami ne Bruksel Shqiperia shembull per demontimin
Shqipëria ka impresionuar Aleancën Atlantike me shkatërrimin e 100.000 tonë municione të vjetra në një kohë të shkurtër. Nga një vend me municione të vjetra dhe të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve të saj dhe të rajonit, Shqipëria është kthyer në një nga shembujt më të mirë në gjirin e NATO-s për shkatërrimin e municioneve të vjetra. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami duke folur në Këshillin e partneritetit euro-atlantik për shembullin spikatës të Shqipërisë në këtë aspekt, ka deklaruar se tashmë Shqipëria ka tejkaluar shumë herë rezultatet e fqinjëvë të saj dhe ka konkurruar vende shumë të mëdha nga popullsia si Ukraina, që ka shkatërruar 130.000 mijë tonë municione të vjetra.
“Të tre fabrikat e demontimit u përshtatën sipas standardeve për të kryer demilitarizimin industrial të disa elementëve mbështetëse dhe trupave inxhinierike me një personel rreth 800 punonjësish të përfshirë në këtë proçes të suksesshëm…Deri në shtator të vitit 2009 kemi demilitarizuar 2 300 ton, në fund të vitit sasia e municioneve të demilitarizuar ishte 6 500 ton, ndërsa në 2010 arriti 20 600 ton”, ka deklaruar z. Imami.