Imami në Zall-Herr, falenderon Emergjencat Civile

Komandot e forcave tokësore e përballuan me sukses situatën e emergjencave civile të krijuar për shkak të motit të keq në veri dhe verilindje të vendit. Më këto fjalë ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, iu drejtua Trupave dhe Forcave tokësore në Zall-Herr, në analizën e punës për emergjencat. Imami deklaroi se operacionet kanë pasur një shkallë të lartë rrezikshmërie.
Ndërkaq ministri Imami, jo pa emocione, shprehu vlerësimin dhe mirnjohjen e tij për kapiten Feti Voglin, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, në Afganistan.
Në analizën përmbyllëse të punës së Emergjncave Civile, merrte pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëmn, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, i cili gjithashtu u shpreh se emergjenca civile u përballua me sukses nga ana e FA-së.