Hipotekimi i banesave, ja procedurat sipas ligjit të ri

Ndërtimet e reja do të njihen nga hipoteka që në marrjen e lejes për truallin ku do të ndërtohet. Ligji i hipotekimit do të rregulloj edhe sipërfaqet që ka mbivendosje dhe në anën tjetër konfliktet për kufirin e tokës me fqinjët. Gjithashtu, ligji shkurton ndjeshëm afatet e marrjes së hipotekës deri në 30 ditë dhe percakton se hipotekimi do të shkojnë drejt një dixhitalizimi të plotë.
Po cilat janë hapat që duhet të ndjekin qytetarët për marrjen e nje hipoteke per shtepi ose per nje objekt?
1. Hipotekimi nis vetëm pasi është marrë më parë leja e ndërtimit.
2. Me pas leja e marrë nga komuna apo bashkia duhet të dorëzohet në zyrën përkatëse të regjistrimti të pasurive të paluajtshme.
3. Në këtë zyrë lëshohet dokumentacioni për lejen e truallit dhe për lejen e ndërtimit.
4. Për secilën leje bëhet akti i noterizimit.
5. Të gjitha këto veprime proceduriale duhet të kryehen brenda 30 ditëve, pra një afati një mujor.
6. Po brenda këtij afati duhet të bëhet edhe regjistrimi i punimeve të reja në fazën e marrjes se kredise
Po cilat jane procedurat e regjstrimit kur ka mbivendosje te siperfaqes?
Sipas ligji të re për hipotekimin, në rastet kur dokumentet në regjistrim janë të vlefshme por krijojnë mbivendosje me një pasuri të regjistruar më parë, subjekti duhet të refuzoj regjistrimin e pasurisë për atë pjesë që krijon mbivendosje. Kjo procedurë është e detyrueshme sepse nuk lejohet që të kryhet 2 herë regjistrimi i të njëtës pasuri pa marrë përgjgijen e regjistrimit të parë.
Ky vendim që merret rri në fuqi deri në zgjidhjen gjyqësore. Në këtë rast, gjykata, noterët, përmbaruesit gjyqësorë i dërgojnë zyrës që administron regjistrin e pasurive të paluajtshme kopje të vendimit. Edhe në këtë rast afati zgjatë 30 ditë.