E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami pret ne vizite zyrtare homologun e tij te Mbrojtjes te Maqedonise

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka pritur në një vizitë zyrtare, homologun e tij, ministrin e Mbrojtjes të Maqedonisë, Fatmir Besimi.

Kjo është vizita e parë e ministrit të Mbrojtjes të Maqedonisë në vendin tonë që nga marrja e kësaj detyre nga ana e tij.

Pas bisedës pa praninë e mediave të dy ministrat e Mbrojtjes kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë takimit të dy ministrat, kane folur për Ballkanin e Ri ku janë përmendur disa prej iniciativave të përbashkëta si ajo e Armatës rajonale kroate, që do të ndihmojnë për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ministri Imami dhe ministri Besimi kanë folur për konkretizimin e marrëdhënieve të mëtejshme mes dy vendeve jo vetëm në fushën e arsimit, por edhe në fushat e tjera.

Shqipëria dhe Maqedonia do të shkëmbejnë përvojat dhe eksperiencat në rritjen e shërbimit ushtarak, si dhe trajnimet e përbashkëta do të jenë më dinamike.

Vendi ynë si anëtar i NATO-s do ta ndihmojë Maqedoninë drejt anëtarësimit në strukturat euro-atlantike me praktikat e përfituara.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›