Inspektoriati Ndertimor Urbanistik vijon prishjet per Unazen e Madhe te Tiranes

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar po vazhdon aksionin për prishjen e të gjitha objekteve që pengojnë ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, duke e zhvendosur punën e tij në Sauk.
Kjo pjesë e Unazës së Madhe që kalon në zonën kodrinore mbi kodrat e Liqenit Artificial dhe kodrat e Saukut është një zonë jourbane, kryesisht e lirë nga ndërtimet ose me ndërtime individuale të paurbanizuara.
Ndërkaq, banorët që preken nga prishjet e banesave në Sauk e kanë kundërshtuar fillimisht urdhrin pasi kërkojnë që të kompensohen apo të dëmshpërblehen më parë.
Por kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Dem Dollapi, i ka kundërshtuar këto pretendime, sipas të cilit gjithçka po zhvillohet konform ligjit dhe se banorët do të marrin atë që ju takon.
Pas kundërshtimesh të shumta, banorët ranë dakord me INUK-un që do të lejojnë prishjen e banesave pas boshatisjes së tyre nga orenditë shtëpiake.
Në total, janë rreth 45 objekte që do të prishen përgjatë aksit ku do të kalojë Unaza e Madhe.
Faza e parë parashikon shembjen e 29 objekteve, ku edhe kanë filluar punimet për shembjen e tyre.
Një pjesë janë me dokumente të rregullta ose në proces legalizimi. Këto të fundit do të dëmshpërblehen në bazë të një vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili ka dalë tashmë ku sqarohet qartë se të gjitha objektet që janë në proces legalizimi ose kanë hipotekë apo dokumente të rregullta, do të shpronësohen.
Ndonëse punonjësit e këtij inpektoriati janë ndeshur me kundërshtimet e banorëve të Saukut, në fund është arritur në marrëveshje që aksioni i prishjeve të vazhdojë pasi Këshilli i Ministrave ka nxjerrë vendimin që sqaron qartë shpronësimin ndaj këtyre banorëve.