Perdorimi i ujit te depozites mund te sjelle shqetesime per shendetin

Përdorimi i ujit të depozitës për t’u larë apo edhe për të pirë mund të sjellë shqetësime serioze për shëndetin e qytetareve, sidomos ne rastin kur këto depozita nuk klorifikohen për një periudhe kohe të gjatë.
Drejtoresha e Autoritetit te Shëndetit Rajonal, Liljana Ramasaco, në një prononcim për “ABC News”, sqaron se përdorimit i ujit të depozitës për t’u larë apo edhe për të pirë, mund të sjellë intoksikacione, sidomos më temperaturat e larta që karakterizojnë sezonin e verës, ku rreziku është edhe më i lartë.
Autoriteti Shëndetësor u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, në lidhje me pastrimin e depozitave.
Përsa i përket konsumit te ujit për kryeqytetin, Ramasaco sqaron se gjatë sezonit të verës kontrollet janë më të shpeshta, për shkak se rreziku nga papastërtitë është shumë here më i madh krahasuar me sezonin dimëror.
Nga analizat rezulton se uji i pijshëm është brenda te gjitha normave standarde të konsumit.
Por ne rastin e depozitave të ujit nuk mund të thuhet e njëjta gjë pasi, qëndrimi për një kohë të gjatë i tij në një ambient i cili nuk pastrohet apo klorifikohet rregullisht lejon grumbullimin e baktereve të ndryshme.