Rriten 2 deri 5 pagat e mjekeve perfitojne rreth 9300 te tille ne rang vendi
Rreth 9300 punonjës të shëndetësisë në mbarë vendin do të përfitojnë rritje page nga 2 deri në 5% në varësi të shtrirjes gjeografike të vendpunësimit të tyre.
Sipas ndryshimeve të parashikuara, mjekët e përgjithshëm në zonat qendrore, fushore dhe kodrinore, pësojnë një rritje page prej 2.500 lekësh në muaj ndërsa pagat e mjekëve në zonat malore do të pësojnë një rritje me 1.500 lekë në muaj.
Nëse një mjek në zonën qendrore me ngarkesë normale pra 2000 banorë, me vjetërsi pune 25 vjet dhe qe kryen mbi 12 vizita në ditë, do të paguhet me një pagë mujore bruto rreth 53 mijë lekë, ndërsa një mjek në zonat e thella malore që kryen 6 vizita në ditë, do të paguhet me pagë mujore rreth 82 mijë lekë.
Paga mujore bruto për mjekët specialistë me vjetërsi pune mbi 25 vjet, varion nga 51.500 lekë në 54.500 lekë.
Infermierëve me arsim të mesëm profesional, pagat do t’u shkojnë në nivelin e 35.000 lekëve, atyre me arsim të lartë 38.000 lekë, ndërsa pagat e kryenifermierëve do të arrijnë në nivelin 40.000 lekë.
Zbatimi i ndryshimit të pagave, fillon nga data 15 korrik 2011.
Efektet financiare nga rritja e pagave arrijnë në 71.5 milion lekë dhe për shërbimin shëndetësor parësor do të mbulohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.