Imami shpërndan karta anëtarësie për të rinjtë e Elbasanit
ELBASAN- Ministri i Mbrojtjes Arben Imami u dha të shtunën kartat e anëtarësimit disa të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në Elbasan. Ky forum ka arritur numrin 6023. Imami vuri në dukje entuziazmin dhe mbështetjen që po i jep rinia kësaj fushate pasi me ju jemi të sigurtë që do të fitojmë në 23 qershor, tha ai.
Ai cilësoi dy problematika të rëndësishme përpara kësaj fushate elektorale, çështjen e integrimit dhe zhvillimit të vendit. Kemi qenë para dy ditësh në Universitetin e Elbasanit, shtoi ai.
"Le të mobilizohemi ne për këtë fushatë, për një jetë më të mirë, për një ekonomi më të qëndrueshme, për një stabilitet politik, le të mobilizohemi për më shumë dije, më shumë zhvillim, më shumë rrugë, internet me në krye sigurisht liderin e PD-së, Sali Berisha", u shpreh ai për të rinjtë e frpd-së.
Në një përmbledhje të arritjeve të këtyre viteve qeverisje Imami tha se qeveria ka ndërtuar dhe ridërtuar mbi 1300 shkolla. "Ka mbetur akoma për të bërë dhe ne në katër vitet e ardhëshme do të përfundojë e gjithë infrastruktura e Shqipërisë që çdo fëmijë, në çdo kënd të këtij vendi të ketë një shkollë të mirë, të ketë një klasë të mirë apo të jetë një student apo një nënës si i një vendi nga më të mirët në Europë", deklaroi Topalli.
Duke u ndalur tek punësimi Imami tha se është menduar dhe po mendohet për të ardhmen e këtij brezi, për punësimin sepse për tre vitet e para të punësimit të një të riu nga 16 deri 30 vjeç shteti nuk do të mbledhë taksa. Ç’ka do të thotë se të rinjtë në tregun e punës, do të kenë përparësi, sepse n.q.s për tre vjet nuk ke krijuar përvojë dhe eksperiencën e duhur, nuk konkuron dot në tregun e punës.
Imami theksoi se me programin e qeverisë së Partisë Demokratike, duke ecur me këto hapa, në Shqipëri do të ketë lehtësi edhe për biznesin e të rinjëve dhe kjo gjithashtu është e rëdësishme sepse, jetojmë në një Epokë ku iniciativa e lirë, liria e zgjedhjes së idividit, çon përpara lumturinë për të cilën çdokush nga ju, vijoi ai, ka të drejtë ta kërkojë edhe shoqërinë njëkohësisht, por kjo, duke u dhënë kushte lehtësuese kreditimit të bizneseve tuaja.
(m.a/BalkanWeb)