E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miraton kerkesen e LSI per zevendesimin e anetarit te PBDNJ ne KZAZ

Lëvizja Socialiste për Integrim do të zërë vendin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
KQZ miratoi kërkesën e LSI-së, sipas të cilës pas kalimit në opozitë, ajo renditet e dyta parti në pakicën parlamentare dhe duke qenë se ka përfaqësim më të madh se PBDNJ në Kuvend, sipas ligjit duhet të ketë ajo të drejtën për anëtarë në komisionet e niveleve të dyta të administrimit zgjedhor.
Kërkesa LSI-së u vlerësua si e ligjshme edhe nga përfaqësuesi i PD-së në KQZ.
Edhe pse me 4 anëtarë, KQZ po vijon procesin përgatitor për zgjedhjet e 23 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›