Kush e neperkemb ne te vertete pavaresine e disa institucioneve

hellipNuk mund te fshihet me perbetime hipokrite fakti se ka shtremberime dhe manipulime te qellimshme te kuptimit te vertete te pavaresise se disa institucioneve se pavaresia e tyre e shpallur juridikisht jo rrallehere ndahet nga nje det i tere nga ajo faktike
Ka muaj qe ne konferenca shtypi ne debate televizive ne faqe gazetash dhe sheshe demonstratash po debatohet edhe per problemin e pavaresise se institucioneve kryesisht te Presidences Prokurorise se Pergjithshme Sherbimit Informativ Kombetar ndaj Kryeministrit dhe ndaj Kuvendit.
Nese do te kishte shqetesim dhe perkujdesje te sinqerte e te vertete per pavaresine e te gjitha institucioneve ne Shqiperi per mosndikimin e tyre nga asnje krah i politikes per ushtrimin e funksioneve prej tyre vetem brenda kornizave ligjore kushtetuese shumica e shqiptareve pa dallim ngjyre dhe anesie partiake do te thoshin me zemer dhe ze vazhdoni keshtu ne ju mbeshtesim dhe vleresojme Por fatkeqesisht nuk mund te fshihet me perbetime hipokrite fakti se ka shtremberime dhe manipulime te qellimshme te kuptimit te vertete te pavaresise se disa institucioneve se pavaresia e tyre e shpallur juridikisht jo rralle here ndahet nga nje det i tere nga ajo faktike.
Kryeprokurorja Ina Rama ka te drejte ligjore te reagoje dhe protestoje nese ndjen se nga Kryeministri apo Komisioni Hetimor Parlamentar per dhunen e 21 janarit ka synim apo perpjekje per te ndikuar politikisht mbi te dhe institucionin e saj. Por edhe Kryeministri Komisioni Hetimor Parlamentar cdo media dhe cdo qytetar kane po aq te drejte ligjore institucionale dhe qytetare te kerkojne dhe presin prej saj hetim te plote te pergjegjshem te ndershem dhe te paanshem te gjithckaje qe ka lidhje me 21 janarin duke nisur nga deklarimet paraprake te organizatoreve dhe duke vazhduar me zhvillimin konkret te demonstrates me fjalet dhe veprimet e drejtuesve ne terren mes turmave gojarisht dhe me celulare nga lokalet aty afer. Pra kushdo ka te drejte te shtroje pyetjen A eshte me te vertete dhe sinqerisht e pavarur Kryeprokurorja e Pergjithshme dhe e gjithe struktura vartese e saj
Duke analizuar vetem periudhen e ngjarjeve nga 21 janari 2011 pra pa u kthyer shume ne kohe dhe neper dosje lihet hapesire e mjafte per te kuptuar se kerkesa per pavaresi te pacenueshme te institucionit te Prokurorise se Pergjithshme u adresohet publikisht vetem dy institucioneve atyre kryeministror dhe kuvendor. Sipas atyre qe deklaron apo le te nenkuptohen kryeprokurorja asaj po ia prishkan gjumin ne shtepi dhe komoditetin ne kabinet kerkesat dhe dosjet me fakte qe i vijne nga Sali Berisha nga Komisioni Hetimor Parlamentar nga media te pavarura apo te pozicionuara ne mbeshtetje te koalicionit qeverises duke i pare te gjitha keto ne teresi pa seleksionim si shprehje apo si fakte te neperkembjes se pavaresise se saj dhe te institucionit qe drejton. Deri me sot asnjehere nga znj. Ina Rama dhe zyra e saj e shtypit nuk eshte degjuar asnje ankese per presionet qe i jane bere hapur apo pas kulisave nga Edi Rama nga PS-ja dhe mediat e rreshtuara ne mbeshtetje te saj.
Edhe pse Edi Rama Gramoz Ruci Skender Gjinushi Spartak Ngjela si para demonstrates dhe pas saj kane folur pa dogane edhe me paralajmerime dhe kercenime te frikshme deri per 13 mije viktima keto nuk jane deklaruar si fakte te hetueshme dhe te denueshme. Kur organizatoret dhe drejtuesit e vertete te demonstrates me synimin dhe llogarine lehtesisht te nenkuptueshme per tia lene kopilin ne dere kundershtareve politike akuzojne pa fakte Sali Berishen Lulzim Bashen Policine e Shtetit dhe Garden te cilet logjikisht e nga cdo llogaritje ishin shume me pak te interesuar sesa lideret e opozites per faturen e rende te 21 janarit kjo as interpretohet dhe as denoncohet nga prokurorja e Pergjithshme dhe vartesit e saj si shprehje e hapur presioni dhe cenimi te pavaresise se institucionit te tyre.
Vetekuptohet se nga kjo njeanshmeri e pambuluar do te kete qendrime te kunderta nga te dy palet pakenaqesi dhe kritika nga pala qeverisese dhe duartrokitje e mbeshtetje nga pala opozitare. Ne shenje mirenjohjeje dhe shperblimi nga PS-ja me gojen e vete Edi Rames dhe te Gramoz Rucit ka rreth 4 jave qe derdhen lot krokodili per cka po heq Ina Rama nga Sali Berisha dhe rreke jargesh per ta reklamuar ate si heroine ne mbrojtje te pavaresise se Prokurorise se Pergjithshme.
Edhe kur nga dyert apo kompjuterat e godines se Kryeprokurorise vershojne me rreke informacione sekrete per hetimet e deritanishme lidhur me 21 janarin fillimisht dhe masivisht ne adrese te mediave prane PS-se e pastaj me pika per mediat prane PD-se perseri e keqja vjen vetem nga nje ane dhe denoncimet per mosrespektim te pavaresise institucionale te Prokurorise se Pergjithshme adresohen vetem ne drejtim te koalicionit qeverises.
Po shprehet qarte se me pavaresine e disa institucioneve po luhet ne menyre te pasinqerte e te denueshme se pari nga vete shefat e tyre kryesore. Ata po tregojne dita-dites me teper dhe me hapur se pavaresine institucionale e shohin dhe perdorin thjeshte si ombrelle per tu mbrojtur nga pikat e shiut qe vijne nga Kryeministria e Kuvendi dhe jo nga rrebeshet guret dhe druret qe vijne nga selia e PS-se. Shkurt e shqip Ina Rama po ben heroinen ndaj Sali Berishes dhe kukullen ndaj Edi Rames. Ajo po e mbron pavaresine e Kryeprokurorise duke ia mbyllur telefonat dhe linjen online Kryeministrise dhe Kuvendit dhe duke i lene hapur dyer dritare dhe sirtare per miqte e vjeter dhe te rinj nga PS-ja dhe nga mediat e varura koke e kembe prej saj. Nje keshille dashamirese Te jesh i varur nga Edi Rama mund ta pesosh qe te flasesh e veprosh si e ema e Zeqos ne maje te thanes.