Imami thote se eshte keqkuptuar

Imami qe qendron prapa projektit kontrovers per xhamine dhe qendren islamike afer vendit ku u bene sulmet terroriste te 11 Shtatorit ne Nju Jork ka thene se opinioni i ka keqkuptuar planet e tij.Duke folur ne Keshillin per Politike te Jashtme ne Nju Jork imami Feisal Abdul Rauf eshte perpjekur ti ule tensionet rreth ketij projekti duke thene se po ta kishte ditur se propozimi i tij do te politizohej kaq shume ai do te kishte propozuar qe kjo qender islamike te ngrihej diku tjeter.Imami Feisal Abdul Rauf qe eshte qytetar amerikan dhe qe predikimet i ka bere ne Nju Jork qe nga viti 1983 eshte zotuar se qendra islamike do te jete piketakim per te gjitha besimet dhe jo vetem per Islamin.
Kjo qender do te jete vend per te gjitha besimet qe te bashkohen si partnere dhe aksionare me besim te ndersjelle. Ajo do ti sjelle nder qytetit te Nju Jorkut myslimaneve amerikane ne gjithe vendin dhe amerikaneve ne gjithe boten - ka thene imami Feisal.Familjaret e viktimave te sulmeve terroriste te 11 Shtatorit me kembengulje kane kundershtuar projektin sepse ata besojne se xhamia afer pozicionit ku jane bere sulmet do te ofendonte perkujtimin per viktimat.Por imami Feisal ka thene se qellimi i qendres eshte keqkuptuar. Ai ka akuzuar forcat radikale politike ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per shfrytezim te kontradiktave per te cuar perpara agjendat e tyre.Me vjen keq qe disa i kane keqkuptuar synimet tona. Jam thellesisht i shqetesuar qe ne kete sezon te nxehte politik disa kane eksploatuar kete ceshtje per agjendat e tyre. Dhe jam thellesisht i zhgenjyer qe aq shume argumente jane bazuar mbi keqinformimet dhe stereotipat e demshem - ka thene imami.Pavaresisht mbeshtetjes nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barack Obama qe tani se voni ka deklaruar se Amerika nuk eshte ne lufte me Islamin por edhe nga zyrtare te tjere te larte anketimet e fundit sinjalizojne se 60 per qind e banoreve te Nju Jorkut kundershtojne kete projekt.Megjithate banoret e Nju Jorkut thone se do te miratonin ndertimin e qendres islamike 10 blloqe larg pozicionit ku jane bere sulmet e 11 Shtatorit.Imami Feisal Abdul Rauf mospajtimet rreth kesaj ceshtjeje i ka paraqitur si mospajtime ndermjet ekstremisteve dhe besimtareve te moderuar.
Ekstremistet radikale do te donin qe ne tu besonim teorive per betejen boterore ndermjet myslimaneve dhe jomyslimaneve. Dhe disa intelektuale dhe analiste e kane cuar perpara kete ide. Kjo ide eshte e gabuar. Beteja reale qe ne duhet ta fitojme bashkerisht nuk eshte ajo ndermjet myslimaneve dhe jomyslimaneve por ndermjet te moderuarve nga te gjitha besimet kunder ekstremisteve nga te gjitha besimet - ka thene imami Feisal Abdul Rauf.Ai ka perseritur besimin e tij se zerat e myslimaneve te moderuar ne Amerike nuk duhen perzier me zerat e ekstremisteve.